Politika 4 June 2024, 19:00 Nga VNA

“Qytetarët të mbështesin SPAK”, Bejko: Drejtësia po i troket te dera sistemit të korruptuar

Ndaje në Whatsapp
“Qytetarët të mbështesin SPAK”, Bejko: Drejtësia

Nënkryetar i PD-së, Roland Bejko, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, duke komentuar reportazhin e emisionit “Report” në RAI3 mbi Shqipërinë, tha se kur akuzat i bën një bashkëpunëtor i afërt me Kryeministrin Edi Rama, në rastin konkret Arben Ahmetaj, janë më të besueshme për opinionin publik.

Ai u shpreh se drejtësia po i troket sistemit te dera, ndërsa theksoi se ky sistem i korruptuar do të rrëzohet. Bejko tha se korrupsioni është kthyer në problem jo thjesht për Shqipërinë, por për të gjithë Rajonin, pasi mund të çojë në destabilizimin e gjithë Rajonit.

Bejko ka kërkuar që qytetarët të mbështesin SPAK-un, si rrugën e vetme për të luftuar korrupsionin.

“Kush e thërret protestën sot? Ai që po hetohet për korrupsion, që nuk ka kartën morale. Korrupsionin mund ta luftojë SPAK, i cili do të rrëzojë këtë klasë të korruptuar politike, ndaj qytetarët duhet të mbështesin Prokurorinë Speciale. Ju mendoni se me protesta do të rrëzohet Edi Rama?” - tha Bejko.

Video

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme