Politika 3 June 2024, 13:53 Nga VNA

Ndryshe nga Meta/ Kryemadhi del pro komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore

Ndaje në Whatsapp
Ndryshe nga Meta/ Kryemadhi del pro komisionit të posaçëm

Monika Kryemadhi i bashkohet zërave të pakët të opozitës për të marrë pjesë në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore.

"Kemi korrupsion sepse nuk ka transparencë. Nëse do të kishte transparencë, me siguri që nuk do të ndodhte vjedhje kaq e madhe. Kur ata që kanë pushtet duhet të japin llogari, korrupsioni nuk do jetë kaq i madh sa është sot. Komisioni ka qenë institucion që kërkon të largojë vëmendjen. Projektligji që kam propozuar, rrit prezencën e deputetit, për ata deputetë që duan të punojnë. Kur deputeti ndjen përgjegjësi, firmos edhe kallëzimin penal, merr përgjegjësi para opinionit publik dhe përpara drejtësisë," tha ajo.

Ndryshe nga qëndrimi i bashkëshortit të saj Ilir Metaj për inisiativën më të fundit të kryeministrit, Kryemadhi deklaroi sot se bojkoti i çdo forme e dëmton shumë opozitën.

Në një konferencë për shtyp ish kryetarja e LSI e la të hapur mundësinë për t’u tërhequr përfundimisht nga politika.

 

Video

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme