Politika 2 June 2024, 12:56 Nga VNA

"Kam takuar drejtues të mafias në zyrën e Ramës", Ahmetaj rëfehet te kamera e fshehtë e Rai 3: Grupet kriminale pastrojnë para në Shqipëri me ndërtim

Ndaje në Whatsapp
"Kam takuar drejtues të mafias në zyrën e Ramës",

Në investigimin për Shqipërinë në emision Report të Rai 3 pritet të transmetohet dhe një intervistë me ish zv kryeministrin Arben Ahmetaj që ndodhet në arrati pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar. Ahmetaj flet në këtë intervistë për lidhjet e politikës, ekonomisë dhe mafias në Shqipëri.

Media italiane shkruan.

"Më ndihmoni t'i dërgoj solidaritetin Edi Ramës për linçimin që ka pësuar vetëm sepse ka tentuar të ndihmojë kombin tonë," kishte thënë ajo në konferencën programatike të FdI në prillin e kaluar, pas episodit për marrëveshjen mbi emigrantët midis Italisë dhe Shqipërisë. Giorgia është e bindur që akuzat për bashkëpunim të qeverisë Rama me mafian shqiptare janë thjesht propagandë. Megjithatë, dorën në zjarr, kryeministrja rrezikon ta djegë.

Në hetimin "Fushata e Shqipërisë" që Report do të transmetojë sonte, kemi mbledhur dëshminë e ish-zëvendëskryeministrit shqiptar, Arben Ahmetaj, krahu i djathtë i Edi Ramës në tre qeveri. Një vit e gjysmë më parë, ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti për korrupsion në një hetim për inceneratorët që ka tronditur gjysmën e qeverisë. Për të shmangur burgun, Ahmetaj është arratisur në Zvicër dhe nga njeriu i besuar i Ramës, tani është një nga akuzuesit e tij më të rrezikshëm.

Ahmetaj ka zbuluar rolin thelbësor të mafias në ekonominë dhe politikën shqiptare. Ahmetaj pretendon se marrëdhëniet ndërmjetësohen nga një sipërmarrës nga Durrësi, Ergys Agasi, dhe djali i një ish-deputet socialist të fuqishëm në listë.

"Grupet kriminale fitojnë tendera falë personave të huazuar, riciklojnë paratë në Shqipëri me ndërtim. Koordinohen me Edi Ramën." Sipas akuzave të ish-zëvendëskryeministrit, në arrati, Rama ka marrëdhënie të drejtpërdrejta me krerët e klaneve: "Kam takuar krerë mafiozësh në zyrën e tij në pallatin e qeverisë, i kam parë." Ahmetaj pretendon që marrëdhëniet të ndërmjetësohen nga një sipërmarrës nga Durrësi, Ergys Agasi, një biznesmen në sektorin e duhanit dhe djali i një ish-deputeti socialist të fuqishëm.

Në intervistën për Report, Rama i përjashton këto denoncime duke e cilësuar ish-krahun e tij të djathtë si të pabesueshëm: "Njerëz që nuk duhen marrë seriozisht. Politika shqiptare nuk është e ndotur nga mafia."

Pak kohë më parë, megjithatë, pikërisht në zyrën e Ramës, është mbajtur një takim, për të cilin Report mund të tregojë provat fotografike, ku mori pjesë Luftar Hysa, i konsideruar nga autoritetet kanadeze si një nga ricikluesit kryesorë të kartelit të Sinaloas. Dy muaj pas bisedës me kryeministrin shqiptar, biznesmeni ka marrë licencën për të hapur një kazino në një hotel luksoz në Vlorë. "E kam parë një herë dhe pastaj kurrë më," është mbrojtja e Ramës. Por Shqipëria nuk është vetëm terren pushtimi për klanet e mafias shqiptare. Në vitet e fundit, shumë sipërmarrës italianë kërkojnë fat përtej Adriatikut. Midis tyre edhe Massimo D'Alema. Report ka zbuluar që vitin e kaluar ish-kryeministri ka hapur një shoqëri lobingu, A&I, në Tiranë, ku deri pak muaj më parë, ndërmarrjet e reja nuk paguanin asnjë taksë. "Në Shqipëri merret me kriptovaluta," thotë Ahmetaj. I pyetur nga Report, D'Alema mohon.

Në Tiranë, megjithatë, ka hapur dyert që nga viti 2019 Consulcesi Tech, një kompani që ka inauguruar në Maltë një fond të specializuar në investime në kriptovaluta. Consulcesi i referohet Massimo Tortorella, ish-partnerit të D'Alemës në kompaninë e tij të verërave. Në vitin 2019, D'Alema dhe Rama inauguran së bashku fillimin e aktiviteteve në Tiranë të Consulcesi Tech, duke marrë pjesë në një konferencë për blockchain.

Për sa kohë ishte në postin e ministrit dhe zv kryeministrit zoti Ahmetaj nuk i ka vënë re këto lidhje. Mesa duket arratia dhe akuzat e Spak e kanë ndihmuar të shohë më qartë realitetin me të cilin përballen shqiptarët çdo ditë.

Video

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme