Politika 30 Maj 2024, 11:03 Nga VNA

“Shkon te Pellazgët për të gjetur fajtorin”, Basha replikë me Spiropalin: SPAK ekziston për shkak të korrupsionit të Edi Ramës dhe qeverisë së tij

Ndaje në Whatsapp
“Shkon te Pellazgët për të gjetur fajtorin”, Basha

Ministrja e Shtetit për Marrëdheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe kreu i PD, Lulzim Basha, kanë replikuar në Kuvend lidhur me kerkesën e PD për t’u hequr imunitetin politikaneve. Spiropali lëshoi akuza në drejtim të Bashës, ku tha se ndonëse flet për vettingun e politikanëve ishte ai që braktisi zgjedhjet dhe nuk votoi ligjet për reformën në drejtësi.

“Ju flisni për vettingun e politikanëve atëherë kur ishit në kalë se sot nuk keni gjë që të dëshmoni, se nuk bëtë gjë atëherë. Ju vetë keni shpëtuar me procedurë nga hetimet me gjykime. Si kishit ju në dorë, por babai juaj politik. Ju mbroheshit me gardianët e drejtësisë së vjetër që i kishit nën kontroll.” - tha Spiropali.

Ndwrsa kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh se Spiropali, i doli për zot faktit kur tha se nuk duan që t’i fusin në rendin e ditës amendamentet e PD për SPAK, as ligjin për vetingun e politikanëve dhe as heqjen e imunitetit të parlamentarëve. Ai shton se Spiropali, ashtu si shefi i saj, është gati të shpikë histori jo vetëm të 12-15 viteve më parë, por të shkojë deri tek ilirët dhe pellazgët për të treguar se ata e kanë fajin për korrupsionin 11 vjecar të kësaj qeverie. Kreu i PD thekson se Prokuroria e Posaçme ekziston vetëm për shkak të korrupsionit të Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

“Ja që i dole për zot kot pikave dhe qëndrimeve, sepse ndonëse je aty si kryetare e Kuvendit, është e qartë që vetëm zbaton vendimin e atij të ka dhënë urdhër. i doli për Zot Elisa kur tha që ne nuk duam t’i fusim në rendin e ditës. As amendamentet që forcojnë SPAK-un, as ligjin për vettingun e politikanëve, as heqjen e imunitetit të parlamentarëve dhe për këtë njësoj si shefi i saj është gati, sipas versionit të saj sigurisht, shpik historira jo vetëm 12 vite e 15 vite përpara, por do shkojë tek pellazgët dhe ilirët për të  na treguar që ata e kanë fajin për korrupsionin 11 vjeçar të kësaj qeverie që është arsyeja e vetme pse ekziston SPAK-u. SPAK-u ekziston për shkak të korrupsionit të Edi Ramës dhe qeverisë së tij, nuk ka arsye tjetër që të ekzistonte SPAK-u. Ndaj, unë përsëris dhe njëherë thirrjen, meqë e pranuat që nuk jeni ju që i fusni në procedurë parlamentare, sepse nuk doni të merrni përsipër votën kundër vettingut të politikanëve, kundër heqjes së imunitetit të parlamentarëve, kundër amendamenteve për SPAK-un, që të paktën të dilni siç dolët ju sot publikisht që t’i thoni shqiptarëve ne duam një komitet koti që mos t’i kthejmë përgjegje shqiptarëve pse nuk votojmë amendamentet e PD për të forcuar, për të fuqizuar SPAK-un. Pse nuk duam të votojmë propozimet e PD për vettingun e politikanëve zonja Spiropali, është projektligj në Parlament dhe ju nuk e fusni në kalendarin e Parlamentit. Sepse nuk doni ta sillni në parlament e të votoni projketvendimin për heqjen e imunitetit të parlamentarëve. Këto janë 3 propozime konkrete, janë tre ligje. Njëri ka që në 24 prill në Kuvend, dy të tjerët kanë që në mes të nëntorit në Kuvend. Sado të futesh në historira në arkeologjira sipas mendjes tënde, shqiptarëve u ke borxh ti dhe shefi yt, t’i thoni haptazi: ne nuk duam ta votojmë ligjin për vetingun e politikanëve” – tha Basha.

Video

Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroportin e Araxos gjatë uljes së një avioni të kompanisë TUI, tip Boeing 737-8, i quajtur “Patra”. Ngjarja ndodhi kur një shkallë ku ishin ngjitur gazetarë dhe fotoreporterë për të mbuluar momentin u shemb papritur. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur dhe u transportuan me ambulancë në spital për trajtim mjekësor. Të lënduarit janë një gazetar nga Athina, një kameraman dhe një fotoreporter nga Patra, të cilët pësuan dëmtime në gjymtyrë. Persona të tjerë të medias që ndodheshin në vendngjarje pësuan lëndime të lehta dhe nuk patën nevojë për shtrim në spital. Dyshohet se shkalla u shemb për shkak të mbingarkesës, pasi mbi të ishin ngjitur rreth 10–15 persona për të siguruar pamje më të mira.

Përveç atyre që u vetëpërjashtuan nuk ka

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme