Politika 29 May 2024, 10:51 Nga VNA

Rama: Na duhet NATO e arsimit, po shtohet urrejtja ndaj institucioneve demokratike

Ndaje në Whatsapp
Rama: Na duhet NATO e arsimit, po shtohet urrejtja ndaj institucioneve

Kryeministri Rama ka në Konferencën Ministeriale e Zonës Europiane të Arsimit të Lartë shprehu idenë se duhet të krijohet një aleancë si NATO për arsimin. Rama tha se ardhmja mbrohet nga dija dhe jo nga armët dhe se urrejtja dhe mosrënia dakord për institucionit demokratike, po shtohet dhe me shumë.

“Do të përpiqem të jem mikpritës i mirë për ju. Për ne është një moment përulës që të jemi vendi i parë në rajon që ju ka mirëpritur në këtë forum të rëndësishëm. Dua të falënderoj delegacionin nga Ukraina që kanë ardhur. Dua të falënderoj gjithashtu dhe presidentin e Këshillit të lartë të Turqisë dhe ministrin e arsimit të Hungarisë. I nderova këta dy persona, miq, pasi u jemi shumë mirënjohës për gjithçka që po bëjnë këto dy vende për të na ndihmuar në këtë rrugëtim tonin për të ndërtuar siç duhet sistemin e arsimit.

Si Turqia dhe Hungaria kanë qenë vende që kanë ardhur te ne para BE-së ndërkohë që ne mezi prisnim të kishin qasje në zonën europiane të arsimit të lartë, gjë që jemi të kënaqur që ka ndodhur. Vendet e BP mund të jenë pjesë e këtij potenciali dhe mundësive që ofron zona europiane për arsimin. Pa dashur që të hyj në thellësi të këtyre çështje, dua të faleroj Frederica Mogherin, qe ka kaluar në lëmin e arsimit sepse natyrisht e ardhmja nuk mbrohet nga arma, por nga dijet. Armët janë të nevojshme kur vihet të rrezik jeta, por kur sheh që bota demokratike ka patur mundësi të përdor aq shumë para për t’i bërë rezistencë agresioni, ndërsa në fushën e arsimit fatkeqësisht vazhdon të mbete si një pjesë mish e këtyre buxheteve që përdoren.

Kjo duhet të na bëjë ne të reflektojmë dhe ajo që do të them unë nuk do të merret nga shumë vetë si asgjë tjetër, por si provokim. Ka ardhur koha të ndërtojmë një NATO të arsimit. Ajo që shikojmë më shumë, si urrejtja dhe mosrënia dakord për institucionit demokratike, po shtohet dhe me shumë. Bazohet në një sistem që e ushqen”, tha Rama.

 

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme