Politika 1 June 2024, 11:35 Nga VNA

Vjedhja nga punonjësit e UKV, opozita zbulon skemën, Balluku merr masa

Ndaje në Whatsapp
Vjedhja nga punonjësit e UKV, opozita zbulon skemën, Balluku merr masa
Kreu i këshilltarëve të PD në bashkisë Vlorë, Gjergji Nika, ishte ai që bëri publik skandalin e që bëhej në Ujësjellësin e Vlorës. Në datën 28 maj, Nika depozitoi një projektvendim në Këshillin Bashkiak për ngritjen e një Komisioni të Përkohshëm për kontrollin e zbatimit të ligjshmërisë nga shoqëria rajonale e UKV. Duke u bazuar në fatura bankare dhe dokumente përmbarimi, Nika ka nxjerrë zbuluar sesi socialistët pushojnë nga puna të emëruarit e tyre me qëllim që t’u japin pagat e prapambetura, nga 120 milion lekë një pompisti deri në 140 milion lekë një magazinieri.

Në denoncimin e tij Nika bën me dije se në dy muaj janë disbursuar 500 mijë lek për dëmshpërblim pagash.

Pas denoncimit të Nikës në Këshillin Bashkiak ka shkuar menjëherë në Vlorë ministrja Balluku, pasi skema e ndekur nga socialistët doli zbuluar. E gjendur përballë skandalit, ministrja i kërcënoi vartësit e saj  se do t’i çonte në SPAK si grup të strukturuar kriminal.

Referuar situatës ku një numër i madh i punonjësve të Ujësjellësit në Vlorë kanë pretenduar se nuk u janë paguar 2% në vit për vjetërsinë në punë, kompensimin ushqimor apo edhe përqindje për grupin e diplomës dhe kanë fituar me këto pretendime shuma të mëdha parash, Balluku u tha se i kanë hyrë detit në këmbë dhe të vendosin nëse duan të rrinë apo të ikin nga puna.

Video

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme