Kronika 8 April 2025, 12:18 Nga VNA

Njohja me Henrik Hoxhaj dhe Festim Qolin/ Nuredin Dumani vijon dëshminë në GJKKO

Ndaje në Whatsapp
Njohja me Henrik Hoxhaj dhe Festim Qolin/ Nuredin Dumani vijon

Nuredin Dumani ka vijuar dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme, ku ka folur për njohjen me Henrik Hoxhaj dhe Festim Qolin.

Detaje nga dëshmia:

Avokati i Henrik Hoxhaj: Si e ke njohur Henrik Hoxhaj?

Dumani: E kam njohur në ditëlindjen e Festim Qolit në Fush Studen, ku ai bënte ditëlindjet me daulle dhe muzikë. Atëherë, Henriku ishte në gjumë, pjesërisht i dehur pasi kishte pirë bar. Aty kam bërë takimin e parë fizik me të. E dija që ishte drogaxhi dhe pijanec.

AV: E keni parë me para në atë moment?

Dumani: Po, një herë kam shkuar në lokalin e Festim Qolit, ai ishte në kërkim të një personi që kishte probleme me vrasjen. Unë shkova atje pasi më thanë se kishte ndodhur një sherr, por nuk dija që ishte Henriku.

Dumani: Kam qenë në burg për herën e parë dhe kur dola, një nga komisaret e komisariatit 6, Dritan Lame, më dhunoi. I kisha thënë se do ta mbaja mend gjithçka që ai do të bënte kur të dilja. Ai u vra para se të dilja unë nga burgu. Për Henrikun kam dëgjuar nga Festim Qoli.

AV: Cili ka qenë shkaku që polici Dritan Lame ju ka rrahur?

SPAK kundërshton pyetjen, gjykata pranon qëndrimin e SPAK.

AV: A i keni treguar Henrikut për ngjarjet kur keni marrë pjesë?

Dumani: Po, i kam treguar disa ngjarje.

AV: Për cilat ngjarje konkretisht?

Dumani: Për dy vitet që kam kaluar me Henrikun, një nga ngjarjet që më kujtohet është vrasja e Fatmira Dedës. Tjetra nuk më kujtohet.

AV: Nuk u përgjigjët për pyetjen, i keni treguar Henrikut edhe për ngjarje të tjera?

Dumani: Kjo më kujtohet, por kur rrija me Henrikun, nuk kishim shumë mundësi të flisnim për ngjarje të kaluara, sepse kishim shumë punë të tjera.

AV: A keni marrë ndonjë porosi nga dikush për të realizuar një ngjarje dhe nuk e keni realizuar?

Dumani: Po, porositë i merrja kur bëhej pagesa ose gjysma e pagesës.

AV: A ju kujtohet që keni kërkuar nga Henrik që të kryeni një ngjarje dhe nuk e keni realizuar?

Dumani: Unë e quaj tentativë kur kam marrë pagesën, por kjo ka qenë vetëm një muhabet kot, palidhje.

AV: I keni deklaruar në gjyq të gjitha ngjarjet?

Dumani: Ato që kam deklaruar këtu i keni dëgjuar, i kam deklaruar dhe në vend tjetër.

AV: A ka pasur persona të tjerë?

Dumani: Po, ka qenë edhe Festim Qoli, kur bëmë disa biseda. Kishim qenë në shtëpinë time dhe më pas edhe në një drekë në Peqin, ku isha unë, Skëdri Tase dhe Henrik Hoxhaj.

Dumani: Para vitit 2020 kam banuar përkohësisht në një fshat të Beratit.

AV: Si jeni njohur me Erjon Alibejn?

Dumani: E kam takuar dhe njohur përmes Eljo Bitrit, i cili më hapi temën e vrasjeve në Elbasan dhe dyshonin tek unë. Eljo Bitri më tha se dyshonin se isha përfshirë në masakrën e Bradasheshit në dhjetor të vitit 2018. Pas disa ditësh, kam takuar kushëririn e Eljo Bitrit, ai dinte shumë gjëra dhe e kam sqaruar që nuk kisha lidhje me atë ngjarje. Kam takuar më pas Eljo Bitrin dhe Arjan Spahiun, ku ishte edhe Erjon Alibejn, por unë pata përshtypjen se ai ishte më i moshuar, ndërkohë që ishte moshatar me mua. Kemi qëndruar për dy orë dhe kam sqaruar që nuk kisha lidhje me ngjarjen e Bradasheshit.

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme