Kronika 7 April 2025, 17:34 Nga VNA

Human Rights Watch kritikon planet për kthimin e Gjadrit në një qendër ndalimi

Ndaje në Whatsapp
Human Rights Watch kritikon planet për kthimin e Gjadrit në një

Pasi dështoi t’i vërë në funksion si qendra për procesim të shpejtë të azilkërkuesve, qeveria e djathtë e Giorgia Melonit miratoi ndryshimin e qëllimit të qendrës në Gjadër, si pikë ndalimi për 18 muaj për emigrantët me vendime dëbimi. Por Human Rights Watch thotë se ky ndryshim është problematik dhe cënon të drejtat e emigrantëve.

Pas dështimit për të vënë në punë qendrat e pritjes për azilkërkuesit në Shqipëri,  të cilat qëndrojnë bosh prej muajsh, qeveria italiane ka vendosur që ta kthejë qendrën në Gjadër në një qendër ndalimi jashtë territorit të BE-së për emigrantë që u është refuzuar azili dhe pritet të depërtohen në vendet e origjinës. Emigrantët mbahen në këto qendra, të njohura në Itali si CPR, për 18 muaj.

Organizata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Human Rights Watch thotë se  ky ndryshim është problematik dhe do të shtojë problemet që tashmë ekzistojnë në qendra të ngjashme të ndalimit brenda Italisë.

“Hapja e një qendre të tillë në Shqipëri do të përsërisë problemet që tashmë janë evidentuar në Itali, por gjithashtu do të shtojë edhe sfida të reja, si pengimi i aksesit në ndihmë ligjore, çka mund të minojë llogaridhënien në rastet kur ka akuza të besueshme për abuzime”, tha në një deklaratë Judith Sunderland, drejtoreshë për Evropën dhe Azinë Qendrore në Human Rights Ëatch.

Objekti në Gjadër, u ndërtua në bazë të protokollit mes kryeministrave Edi Rama e Giorgia Meloni të vitit 2023 për të strehuar dhe përpunuar azilkërkues meshkuj të rritur nga vende të konsideruara të sigurta, të cilët do të ndaloheshin ose shpëtoheshin në det nga anijet italiane.  Ata do të zbarkonin direkt në Shqipëri dhe do t’i nënshtroheshin një procedure të përshpejtuar për azil, nën supozimin se nuk kishin nevojë për mbrojtje.

Por gjykatat italiane e kanë detyruar qeverinë të rikthejë në Itali personat që u dërguan në Shqipëri, duke vënë në pikëpyetje listën e vendeve “të sigurta” dhe ligjshmërinë e ndalimit të këtyre personave pa i marrë në shqyrtim rast pas rasti çështjet. Në një investigim të mëparshëm BIRN gjeti se procesi eksperimental nuk funksiononte, ndërsa kritikët thonë se ai rëndon gjendjen e azilkërkuesve të përfshirë.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë pritet të japë një vendim për këtë çështje, por ndërkohë objektet e ndërtuara, që kanë kushtuar deri tani 65 milionë euro, kanë mbetur bosh. Tre rastet sporadike të transferimit të emigrantëve në këto qendra janë shoqëruar me polemika, ndërsa gjykatat në Itali e kanë detyruar qeverinë t’i vendosë ata brenda territorit.

Në një tentativë për t’i hapur qendrat, më 28 mars, qeveria italiane miratoi një dekret të ri, i cili e lejon përdorimin e këtyre strukturave për të strehuar emigrantë pa dokumente që ndodhen aktualisht në Itali, dhe ndaj të cilëve është lëshuar urdhër dëbimi.

Por HRË vë në dukje se kjo ide vetëm mund të përkeqësojë situatën e emirgrantëve, ndërsa thekson se të ashtuquajtura qendra ndalimi apo CPR brenda Italisë kanë tashmë një mori problemesh. “Një raport i vitit 2021 i përshkroi këto qendra si “vrima të zeza”, ndërsa një raport i publikuar në vitin 2024 i denoncoi ato si një sistem të shtrenjtë dhe çnjerëzor”, thuhet në qëndrimin e shpërndarë nga Humans Rights Watch.

Sipas organizatës nuk ka asnjë tregues që kjo lëvizje do ta bëjë më të lehtë pranimin e të dëbuarve nga vendet e origjinës – një nga pengesat kryesore për realizimin e dëbimeve.

Organizata thotë se përpjekjet e vendeve të Bashkimit Europian për të eksportuar emigrantë në vende të treta është jo humane. “Përpjekjet për të zhvendosur përgjegjësinë dhe për t’i larguar emigrantët nga sytë e publikut janë mizore dhe jorealiste”, thuhet në qëndrim.

Qeveria shqiptare nuk është shprehur në lidhje me ndryshimin e destinacionit dhe nuk iu përgjigj pyetjeve për koment deri në publikimin e këtij shkrimi./BIRN/

 

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme