Kronika 6 April 2025, 19:47 Nga VNA

Shtirej si prokuror i SPAK/ Arrestohet 49-vjeçari, merrte dokumente në Kadastër

Ndaje në Whatsapp
Shtirej si prokuror i SPAK/ Arrestohet 49-vjeçari, merrte dokumente

Gykata e Apelit la në burg një 49-vjeçar nën akuzë për mashtrim, pasi u prezantua si prokuror i SPAK, që sipas tij, e kishte dërguar kryeprokurori Altin Dumani për ta hetuar.

Pas arrestimit, Alban Muço, i dyshuar për mashtrim dhe përvetësim të titullit, kishte kërkuar në gjykatë një masë më të lehtë, por u refuzua nga gjyqtari i Apelit, Sokol Pina.

Në vendimin që TCH disponon, tregohet se si prokurori i rremë ishte paraqitur pranë agjencisë së Kadastrës në Berat dhe ka kërkuar disa dokumenta. E kthyer në një dëshmitare për grupin e hetimit, Osiana Zaimi, drejtoreshë e ASHK Berat, tregon se si e priti prokurorin që kërkoi takim në zyrë.

“Jam prokuror i SPAK,” – i tha Muço – “dhe kam ardhur me porosi të eprorit për të verifikuar denoncimin e një shtetaseje.”

Për këtë arsye, prokurori i rremë ka kërkuar nëse ASHK Berat posedonte apo jo dokumente pronësie të denoncueses. Siç rezulton në dosje, drejtoresha ia ka vendosur në dispozicion menjëherë dosjen e AMTP-ve, të cilën në përfundim prokurori i rremë ka përpiluar një procesverbal me shkrim dore, të cilin drejtoresha e ka protokolluar.

Prokurori i SPAK, siç shprehet zyrtarja, e ka informuar se në vazhdim ai do të udhëtonte drejt Skraparit për të hetuar pronat e një avokati. Drejtoresha ka filluar të dyshojë vetëm kur prokurori i rremë i SPAK është larguar nga zyra dhe ajo është kujtuar se prokurori i SPAK nuk i kishte paraqitur dokument identifikimi, dhe për më tepër, ajo nuk kishte dëgjuar asnjëherë se Alban Muço punonte prokuror në SPAK.

Për këtë arsye, siç kuptohet nga fashikulli, janë pyetur disa dëshmitarë, ndër të cilët edhe dy të rinj që ishin shoferë të punësuar nga prokurori i rremë.

Të njëjtin mashtrim si në Berat, prokurori i rremë i SPAK, Muço, e ka vazhduar edhe në Skrapar, sikurse dëshmon një tjetër zyrtar përgjegjës në ASHK Skrapar, identifikuar si Florian Mëno. Në këtë rast, zyrtari është marrë në pyetje nga Alban Muço për pyllin e Bogovës, dhe pas përpilimit të një procesverbali, është larguar.

Veç shqyrtimit të bisedave në aplikacionin ËhatsApp, prokurorët po shqyrtojnë edhe telefonin.

Të vetmit që kanë dyshuar se personi që kishin përballë nuk ishte një prokuror dhe aq më tepër i SPAK, kanë qenë një çift që zotëron një agjenci imobiliare. Ata u kontaktuan prej të akuzuarit për një banesë me qera.

I kanë vendosur përpara kontratën dhe kushtet e saj dhe kur çifti ka nisur ta pyeste Muçon, ai ka reaguar: “Jam prokuror i SPAK nga ata të paravijës.” I ndodhur përpara dyshimeve, ai ka pyetur: “S’ua mbush syrin?”.

Por ndryshe nga ata që punojnë në shtet, për çiftin rëndësi kishte vetëm pagesa e qerasë dhe kontrata, të cilën mashtruesi e ka përmbushur./Top Channal.

 

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme