Kronika 5 Prill 2025, 16:31 Nga VNA

Daily Mail: Si bandat shqiptare dërgojnë paratë e pista në atdhe duke përdorur turistë të rremë dhe furgonë mallrash

Ndaje në Whatsapp
Daily Mail: Si bandat shqiptare dërgojnë paratë e pista në

Bandat shqiptare që veprojnë në Mbretërinë e Bashkuar po përdorin metoda gjithnjë e më të sofistikuara për të dërguar para të pista drejt Shqipërisë, sipas një artikulli të publikuar nga tabloidi britanik Daily Mail. Paratë, të fituara nga aktivitetet kriminale si trafiku i drogës, vrasjet, pastrimi i parave dhe trafikimi i qenieve njerëzore, po investohen në Shqipëri për të financuar një jetë luksoze.

Sipas Daily Mail, bandat rekrutojnë persona që paraqiten si turistë, të cilëve u jepen shuma të mëdha parash — deri në 20,000 paund — për t’i marrë me vete në Shqipëri. Një tjetër metodë e zakonshme është transportimi i parave me furgonë dhe kamionë që udhëtojnë çdo ditë midis Britanisë dhe Shqipërisë. Në vitin 2021, autoritetet sekuestruan 123,000 paund të fshehura në një furgon që transportonte mallra nga Britania, ku u arrestua Olsi Sefolli.

Policia shqiptare zbuloi gjithashtu armë të fshehura në të njëjtin furgon, i cili rezultoi në pronësi të një kompanie me bazë në Luton, në emër të Guxim Sefollit. Ky i fundit, i cili kishte jetuar ilegalisht në Britani për 7 vjet dhe kishte punuar në tregun e zi, pranoi se kishte planifikuar të investonte paratë në një apartament në Vlorë. Ai u dënua me 9 muaj pezullim për mosdeklarim të të ardhurave.

Autoritetet britanike kanë rritur presionin ndaj grupeve kriminale shqiptare. Agjencia Kombëtare e Krimeve (NCA) ka paralajmëruar për rrezikun që paraqesin këto grupe, të njohura për disiplinën dhe taktikat e dhunshme që përdorin për të dominuar tregun e kokainës. Bandat shqiptare thuhet se kanë krijuar lidhje të drejtpërdrejta me kartelët kolumbianë dhe po arrijnë të ofrojnë kokainë me çmime më të ulëta sesa rivalët e tyre.

Sipas të dhënave të fundit, në fund të vitit 2024, shqiptarët përbënin 10.6% të të gjithë të burgosurve të huaj në Angli dhe Uells — më shumë se çdo komb tjetër. Nga afro 1,100 shqiptarë të burgosur, vetëm tre janë gra. Kjo shifër përfaqëson një rritje të ndjeshme krahasuar me vitin 2010, kur shqiptarët përbënin vetëm 1.5%.

Rritja është ndikuar edhe nga vala e emigrantëve të paligjshëm që kalojnë kanalin me varka të vogla. Vetëm në vitin 2022, 12,685 shqiptarë mbërritën në Britani përmes kësaj rruge. Megjithatë, pas marrëveshjes së vitit 2022 mes qeverive britanike dhe shqiptare për kthimin e të dënuarve, numri i deportimeve është rritur. Vetëm gjatë mandatit të Rishi Sunak janë deportuar mbi 200 persona, ndërsa Britania ka paguar 8 milionë paund për modernizimin e burgjeve në Shqipëri.

Partia Laburiste ka premtuar se do të përshpejtojë procedurat e deportimit të kriminelëve të huaj, duke theksuar se nuk është e drejtë që tatimpaguesit britanikë të mbulojnë koston prej 40,000 paund në vit për çdo të burgosur.

Ndërkaq, përpjekjet për të frenuar rrjedhën e parave kriminale vazhdojnë. NCA ka nënshkruar një marrëveshje me SPAK në Shqipëri për hetimin e pasurive të shqiptarëve të dënuar në Britani. Policia shqiptare dhe agjencitë europiane të sigurisë kanë kapur raste të ngjashme në porte si Bari, Itali, ku janë zbuluar qindra mijëra paund të fshehura në furgonë me targa britanike që drejtohen nga shtetas shqiptarë.

Video

Por mbi të gjitha është i detyruar të mbrojë interesat e familjes.

Kriteri kryesor është të mos kesh shanse të fitosh.

Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroportin e Araxos gjatë uljes së një avioni të kompanisë TUI, tip Boeing 737-8, i quajtur “Patra”. Ngjarja ndodhi kur një shkallë ku ishin ngjitur gazetarë dhe fotoreporterë për të mbuluar momentin u shemb papritur. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur dhe u transportuan me ambulancë në spital për trajtim mjekësor. Të lënduarit janë një gazetar nga Athina, një kameraman dhe një fotoreporter nga Patra, të cilët pësuan dëmtime në gjymtyrë. Persona të tjerë të medias që ndodheshin në vendngjarje pësuan lëndime të lehta dhe nuk patën nevojë për shtrim në spital. Dyshohet se shkalla u shemb për shkak të mbingarkesës, pasi mbi të ishin ngjitur rreth 10–15 persona për të siguruar pamje më të mira.

Përveç atyre që u vetëpërjashtuan nuk ka

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme