Kronika 8 April 2025, 07:33 Nga VNA

Përgjimi i Veliajt/ Xama: Treguan dirigjimin e mediave dhe sulmin ndaj prokurorëve

Ndaje në Whatsapp
Përgjimi i Veliajt/ Xama: Treguan dirigjimin e mediave dhe sulmin ndaj

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përgjimet e Veliajt në qeli.

Xama tha se këto përgjime treguan kapjen dhe dirigjimin e mediave, por edhe sulmin brutal ndaj prokurorëve.

Gazetarja shtoi se detaje nga jeta familjare e Veliajt nuk duhet të publikoheshin pasi ato nuk kanë asnjë vlerë për hetimin.

"Përgjimet tregojnë fushatën e dirigjuar nga Veliaj kundër prokurorëve të SPAK. Pamë lajme që nxinin personalisht prokurorët, që bënin punën e tyre. Kur një zyrtar është nën hetim, ka të drejtën e tij të ketë fjalën, por jo në denigrim personal duke iu futur në familje një prokurori. Kjo është shumë e gabuar.

SPAK duhet të thotë, nëse këto media që i janë bindur Veliajt e kanë bindje personale, apo janë paguar nga kompania e vëllait të Veliajt, Gogel. Këtë përgjigje të japë SPAK, që po heton. Një tjetër pikë që del, është çështja se si kërkon të ndikojë në KLP, edhe pse KLP nuk e ka bërë, por shprehet që "tregoji atyre kush i ka emëruar".

Po ashtu si vë në lëvizje Dhomën Kombëtare të Avokatisë që ta mbështesë dhe të nisë hetim disiplinor për prokurorin e çështjes. Kjo kërkesë është bërë. Ai ankohet ndaj Ulsi Manjës dhe kërkon trajtim preferencial. Ministri në këtë rast ka zbatuar ligjin, mbase sepse çështja ka qenë sensitive.

Ajo që nuk jam dakord, është zbulimi i disa bisedave personale, që SPAK është dinjitoz dhe nuk duhet. Bisedat personale, çfarë ka folur me familjarët, nuk duhet të zbulohen për sa kohë nuk përbën asgjë për faktin penal", tha Xama.

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme