Kronika 24 February 2025, 10:53 Nga VNA

Tom Doshi i PSD paraqitet në SPAK për dëshm

Ndaje në Whatsapp
Tom Doshi i PSD paraqitet në SPAK për dëshm

Kreu i PSD-së Tom Doshi u paraqit në prokurorinë e Posacme për të dhënë shpjegime në cilësinë e personit në dijeni. Burimet pranë SPAK refuzojnë të bëjnë komente lidhur me arsyet e thirrjes se ish-deputetit. Por burime te tjera bëjnë me dije se Doshi është thirrur për të dhënë shpjegime për ngjarjet ne Shkodër. Doshi vjen në SPAK pak ditë pasi deklaroi publikisht se do të kandidojë si deputet në qarkun Shkodër në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Tom Doshi u zgjodh deputet në 2021, por la menjëherë mandatin. Ai është non grata nga SHBA.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme