Kronika 22 February 2025, 22:44 Nga VNA

Vodhi 7 makina luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim skifteri shqiptar në Greqi. Precedentë edhe në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Vodhi 7 makina luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në

Amarild Muka, 41 vjeç nga Tirana, një emër i njohur për policinë shqiptare prej të paktën 13 vitesh, është shpallur në kërkim nga autoritetet greke për vjedhjen e 7 automjeteve luksoze dhe tentativën për të vjedhur një tjetër.

Sipas policisë greke, Muka, i cili është i regjistruar edhe me emrat Amarildo apo Amrillo, dyshohet se është larguar jashtë shtetit. Vlera e makinave të vjedhura arrin në rreth 400,000 euro.

Hetimet e mbështetura edhe në pamje filmike dhe dëshmi, kanë zbuluar se Muka ka vepruar prej janarit 2022. Ai përdorte dy metoda për të realizuar vjedhjet, merrte çelësat nga vendet ku ishin varur në parkingje private, ose shtirej si i afërm i pronarit të makinës dhe i merrte çelësat me mirëbesim nga rojet e parkingut.

Automjetet e vjedhura:

09.01.2022Mercedes-Benz C180 (ANP-3736) nga parkingu “Alkiviadou 90 Garage”, pronë e shtetasit grek R. R.

02.09.2023Porsche Cayenne (IHO-3030), vlerë 50,000 €, nga parkingu “Xentea”, pronë e grekut E. L.

20.10.2023Mercedes-Benz ML 350 (IMH-9983), vlerë 22,000 €, nga parkingu “Akrokeramos A. E”, pronë e grekut K. Z.

25.10.2023BMW X5 (BKH-3931), vlerë 80,000 €, nga parkingu “Unitpark”, pronë e grekut A. K.

24.12.2023Mercedes-Benz (AB777VD) me targa shqiptare, nga parkingu “Parking Safe Monoprosopi I K E”, pronë e shtetasit shqiptar V. Dh.

03.02.2024Mercedes-Benz (PMB7369) nga parkingu “ParkingLand”, pronë e grekes B. T.

23.03.2024Lexus (XZA-1182) nga parkingu “Leounakis Xaralampos”, pronë e një kompanie dhe i marrë me qira nga grekja G. X.

29.04.2024 – Tentativë për të vjedhur një BMW 316 në parkingun “Akrokeramos A. E”.

Precedentët penalë në Shqipëri

Amarild Muka ka një histori kriminale edhe në Shqipëri:

Mars 2012 – Arrestuar për vjedhje në bashkëpunim të një ore dore dhe një celulari.

Maj 2017 – Arrestuar në aksin Mamurras-Laç duke drejtuar një Mercedes-Benz të vjedhur në Tiranë, ku kishte marrë edhe 600 euro dhe 12,000 lekë.

Nëntor 2017 – Arrestuar në Kamëz me një pistoletë me silenciator pa leje.

Autoritetet greke vijojnë kërkimet për lokalizimin e tij, ndërsa ai dyshohet se është larguar nga Greqia.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme