Kronika 23 February 2025, 12:09 Nga VNA

Vjedhje, shkatërrim prone/ Kapen 3 persona të shpallur në kërkim në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Vjedhje, shkatërrim prone/ Kapen 3 persona të shpallur në

Policia e Tiranës finalizoi një tjetër fazë të operacionit “Catch”, duke arrestuar tre persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Midis të arrestuarve është një 20-vjeçar i dënuar për vjedhje dhe një 33-vjeçar nga Durrësi, ndaj të cilit rëndojnë akuza për kanosje, shkatërrim prone dhe armëmbajtje pa leje. Gjithashtu, u ndalua një 31-vjeçar i akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

 

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Vijon puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të personave të shpallur në kërkim.

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit “Catch”.

Bazuar në inteligjencën policore, lokalizohen dhe kapen 3 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. K., 20 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës, e ka dënuar me 6 muaj për veprën penale “Vjedhja”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kapën shtetasin E. B., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Durrësit, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kanosje", " Shkatërrim prone" dhe "Prodhim e mbajtje pa leje e armëve të gjahut apo sportive"”. Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Veprimet e metejshme procedurale do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kapën shtetasin e shpallur në kërkim R. L., 31 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhim e shitje narkotikësh”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme