Kronika 23 February 2025, 17:05 Nga VNA

Dhunoi kryetarin e Shoqatës së Operatorëve Turistikë, gjykata vendos në arrest shtëpie të dyshuarin Diomet Musa

Ndaje në Whatsapp
Dhunoi kryetarin e Shoqatës së Operatorëve Turistikë,

Gjykata e Sarandës caktoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 37-vjeçarin Diomet Musa, i dyshuar si autor plagosjes së biznesmenit Arben Cipa, kryetar i Shoqatës së Operatorëve Turistikë.

Musa është i dyshuar për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje” në bashkëpunim, pasi goditi me grushte, shkelma dhe sende të forta biznesmenim.

Lirimi i tij erdhi 48 orë pas arrestimit me kërkesë të prokurores Besiana Sadikaj. Në seancën gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë, prokurorja, kërkoi cilësimin të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të 37-vjeçarit me precedent të mëparshëm kriminal dhe caktimin ndaj tij të masës së arrestit shtëpiak. Gjyqtarja Esmeralda Shehu vendosi ta cilësojnë të paligjshëm arrestin, por caktoi ndaj Musës masën e arrestit në shtëpi dhe e urdhëroi të dyshuarin të mos të largohet nga banesa e tij e ndodhur në lagjen nr.3 të Sarandës.

Ngjarja për të cilën 37-vjecari akuzohet ndodhi rreth orës 14.10 të së premtes. Pas dhunës ndaj Cipës, I dyshuari u largua, por u arrestua në një banesë në Lukovë. Në kërkim vijon të jetë kushëriri i tij 29-vjeçari Markelian Musa.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme