Lifestyle 6 September 2026, 07:45 Nga VNA

Nga “puna nga kudo” te glamour-i i zyrës, trendi i ri i Gen Z

Ndaje në Whatsapp
Nga “puna nga kudo” te glamour-i i zyrës, trendi i ri i Gen Z

Kafe matcha, veshje perfekte dhe tavolina minimaliste, “influencueset e zyrës” po e kthejnë punën 9–5 në lifestyle

Për vite me radhë, rrjetet sociale e paraqitën jetën ideale si të kundërtën e zyrës: laptop në plazh, punë nga Bali, orare fleksibël dhe njerëz që tregonin se si kishin braktisur punën tradicionale për t’u bërë të pavarur.

Tani po shfaqet një trend pothuajse i kundërt.

Financial Times shkruan për rritjen e “office influencers”, gra të reja profesioniste që po e kthejnë rutinën e zakonshme 9–5 në përmbajtje aspiruese për TikTok dhe Instagram. 

Videot shpesh nisin shumë përpara zyrës: zgjimi herët, vrapi i mëngjesit, rutina e bukurisë, përgatitja e një matcha latte dhe zgjedhja e veshjes.

Më pas vjen udhëtimi drejt punës, ashensori, laptopi, tavolina minimaliste, dreka dhe kthimi në një apartament të kuruar në detaje.

Ajo që shpesh mungon është pikërisht… puna.

Influencueset flasin relativisht pak për atë që bëjnë realisht në profesion. Kamera fokusohet më shumë te mënyra se si duket jeta e një gruaje të re me karrierë: rrobat, çanta, kafeja, palestra, apartamenti dhe ritualet e përditshme. 

Kështu, puna në zyrë po shndërrohet në një estetikë më vete.

Financial Times vëren edhe një kontrast interesant. Përmbajtja promovon pavarësi, disiplinë dhe sukses profesional, por në shumë prej videove shfaqen pak miq, partnerë apo aktivitete sociale. Protagonistja është shpesh vetëm, duke kaluar nga palestra në punë dhe më pas në shtëpi. 

Trendi vjen në një moment kur marrëdhënia e Gen Z me zyrën është më komplekse nga sa mund të mendohet. Sipas të dhënave të cituara nga FT, 27% e punonjësve britanikë në vitin 2026 preferojnë një model hibrid, ndërsa vetëm 6% e Gen Z punojnë plotësisht nga shtëpia. 

Për një brez, vitet e para të të cilit në universitet dhe punë u ndërprenë nga pandemia dhe puna në distancë, videot mund të funksionojnë edhe si një lloj manuali informal: si të vishesh, si të sillesh dhe si duket jeta e përditshme e një profesionisti të ri.

Fenomeni lidhet edhe me “WorkTok”, ku prej kohësh punonjësit dokumentojnë jetën profesionale dhe japin këshilla për karrierën. Por “office influencer” e çon një hap më tej: nuk shet domosdoshmërisht profesionin, por idenë e një jete të bukur të ndërtuar rreth profesionit. 

Dikur aspirata në rrjetet sociale ishte të shpëtoje nga puna 9–5. Tani, për një pjesë të Gen Z, edhe marrja e kafesë rrugës për në zyrë, veshja elegante dhe hapja e laptopit në orën 9 mund të shndërrohen në lifestyle.

Video

Ushtria në Nepal arriti të nxirrte të gjallë një punëtor kinez, i cili mbijetoi dhjetë ditë brenda një tuneli të përmbytur. Kjo dalje nga nëntoka vjen mes një fatkeqësie të madhe natyrore, ku uji dhe balta kanë marrë jetën e mbi një mijë njerëzve. Mbijetuesi doli pa dëmtime të rënda nga vendngjarja, ndërsa qindra të tjerë mbeten ende të bllokuar nëpër galeri. Ndërkohë që ekipet e shpëtimit lëvizin me helikopterë, familjarët e të zhdukurve presin lajme te dyert e ushtrisë me fotografi në duar. Shumë prej tyre tregojnë se kanë dëgjuar zërat e të afërmve që kërkonin ndihmë nga brenda nëntokës përpara se të humbisnin lidhjet.

Ermal Beqiri fiton tender nga qelia në Francë, Jonaid Myzyri e “qeras” me paratë e AKSHI-t.

Loja e ekzekutivit me vakumin ligjor: Si po tenton Toni Gogu të mbulojë nismën me rritje page 0.02% për gjyqtarë e prokurorë.

Një përplasje vdekjeprurëse ka ndodhur gjatë shfaqjes ajrore "Athens Flying Week", ku një avion ushtarak F-4 Phantom u rrëzua në Tanagra. Të dy pilotët e mjetit humbën jetën në vend, pasi nuk patën as kohën për të shtypur butonin e daljes emergjente. Pamjet e këtij festimi ajror u kthyen shpejt në zjarr e tym. Aksidenti i rëndë e detyroi ministrin e Mbrojtjes të lërë mënjanë fjalimet e panairit e të niset me vrap drejt Athinës. Hetuesit kanë nisur të gërmojnë nëpër mbetjet e djegura për të kuptuar pse mjeti ushtarak ra papritur nga qielli. Kështu, ajo që duhej të ishte një shfaqje madhështore fuqie përfundoi në një ditë të zezë zie për ushtrinë fqinje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme