Bota 2 June 2026, 14:48 Nga VNA

Nëna e la të vdiste, partneri i dha marijuanë 2-vjeçares: tragjedia që tronditi Italinë dhe tmerri i zbuluar nga motrat e vogla

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-06-02 at 2.47.25 PM.jpeg

Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë për rastin e vogëlushes 2-vjeçare Beatrice, e cila u gjet e pajetë më 9 shkurt në Bordighera të Italisë. Hetimet e autoriteteve italiane flasin për muaj të tërë dhune, neglizhence dhe keqtrajtimi jo vetëm ndaj Beatrices, por edhe ndaj dy motrave të saj, 9 dhe 7 vjeç.

Sipas prokurorëve të Imperias, nëna e fëmijëve, Emanuela Aiello, dhe partneri i saj Emanuel Iannuzzi akuzohen për keqtrajtim të vazhdueshëm ndaj tre vajzave. Në dokumentet e hetimit përshkruhen episode me shuplaka, izolim të fëmijëve në dhomë dhe detyrim për të kryer punët e shtëpisë.

Një nga elementët më tronditës të dosjes është fakti se në cigaren që, sipas një videoje të sekuestruar nga hetuesit, Iannuzzi ia dha për të pirë vogëlushes Beatrice, kishte marijuanë. Gjithashtu, hetimet tregojnë se ndërsa vajza e vogël ishte në gjendje të rënduar shëndetësore dhe lihej nën kujdesin e motrave të saj, të rriturit konsumonin alkool dhe lëndë narkotike.

Dëshmitë e dy motrave më të mëdha kanë rezultuar vendimtare për ecurinë e hetimit. Gjykata ka vlerësuar se ato kanë pësuar trauma të rënda psikologjike dhe nuk kanë shprehur asnjë dëshirë për t’u kthyer në banesën ku jetonin. Vajzat ndodhen aktualisht nën mbrojtjen e shërbimeve sociale.

Ndërkohë, babai i tyre, Maurizio Rao, i cili ndodhet në burg për një çështje të palidhur me vdekjen e Beatrices, ka deklaruar përmes avokatit të tij se dëshiron të takojë sërish dy vajzat dhe ka kërkuar që përgjegjësit të ndëshkohen me dënime shembullore.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme