Lifestyle 26 November 2024, 09:56 Nga VNA

‘’Mungesë respekti ndaj Islamit’’, JLo zemëron Turqinë pas performacës në Arabinë Saudite

Ndaje në Whatsapp
‘’Mungesë respekti ndaj Islamit’’, JLo zemëron

Prania e Jennifer Lopez në Arabinë Saudite ka shkaktuar debate të ashpra në Turqi, duke prekur ndjeshmëritë fetare të popullsisë. Këngëtarja performoi përballë një imazhi të Qabesë, simbolit të shenjtë të muslimanëve në Mekë, gjë që ka ngjallur zemërim të gjerë. Ndër kritikët është edhe ish-presidenti i Çështjeve Fetare në Turqi, Mehmet Görmez, i cili e ka dënuar këtë akt si një mungesë respekti ndaj Islamit.

“Qabeja nuk është pronë e asnjë fisi, kombi apo shteti”, u shpreh Mehmet Görmez shumë i mërzitur që silueta e Qabesë u përdor si dekorim skenik në Festivalin e Riadit. “Përdorimi i siluetës së Qabes si një dekorim i thjeshtë është një fyerje që është e papajtueshme me asnjë vlerë të Islamit. Përsëritja e imazheve lëndon thellë të gjithë besimtarët. Përdorimi i motos më të shenjtë të muslimanëve për aktivitete të tilla të paligjshme dhe imorale është fjalë për fjalë një shkelje e emrit të shenjtë të Islamit”, argumentoi Görmez.

Ai e cilësoi përdorimin e siluetës së Qabesë si dekorim skenik një fyerje të papranueshme dhe një shkelje të shenjta të Islamit. Ky incident ka thelluar tensionet mes Turqisë dhe Arabisë Saudite, duke shkaktuar kritika për përdorimin e Qabesë në aktivitete të tilla.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme