Lifestyle 24 November 2024, 08:24 Nga VNA

Mbretëresha Letizia e Spanjës “riktheu” në modë pelerinën, në daljen e fundit publike!

Ndaje në Whatsapp
Mbretëresha Letizia e Spanjës “riktheu” në modë

Letizia mori pjesë në ceremoninë e Çmimeve të Gazetarisë Luis Carandell, e cila u mbajt në Pallatin e Senatit në Madrid. Për këtë rast, ajo rinovoi një xhaketë të gjatë tip pelerine ngjyrë ble e errët nga Carolina Herrera , të cilën e kishte veshur edhe janarin e kaluar gjatë një vizite në janar 2024 në selinë e Shoqatës për Parandalimin, Riintegrimin dhe Kujdesin ndaj Grave të Prostituuara.

Letizia mbante një xhaketë shumëngjyrëshe me pantallona të errëta e cizme lëkure, por pika e vërtetë e fortë e veshjes ishte palltoja e saj e gjatë pa jakë, e cila i zbriste nga supet deri poshtë gjunjëve. Ajo e kompletoi të gjithë kombinimin me një çantë dore prej lëkure të zezë dhe një palë vëthë elegantë.

Monarkja është ithtare e riciklimit të te veshjeve të vjetra. Për shembull, teksa ndoqi prezantimin e shërbimit të Radios Kombëtare tetorin e kaluar, Letizia u shfaq me një kostum elegant ngjyrë jargavani të krijuar nga firma spanjolle Bleis Madrid.

Seti është një nga veshjet e saj më të preferuara, e Letizia është parë me të edhe gjatë eventeve në qershor 2024 dhe shtator 2021./Bordo

 

Lexo gjithashtu

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme