Lifestyle 21 November 2024, 12:22 Nga VNA

Kripa si shëruese natyrale në kushtet e shtëpisë

Ndaje në Whatsapp
Kripa si shëruese natyrale në kushtet e shtëpisë

Kripa është një nga përbërësit më të përhapur në çdo kuzhinë, por përdorimi i tepruar i saj është i rrezikshëm për shëndetin.

Megjithatë përdorimi i kësaj substance interesante shkon përtej gatimit dhe aromave të tij.

Kripa përdoret gjërësisht për pastrimin e shtëpisë, bukurinë fizike e të tjerë.

Për Shërimin e Fytit

Fyti preket menjëherë nga ajri i thatë, infeksionet e të tjerë.

Kundra tyre, hyn në lojë kripa, me të cilën mund të bëni një gargarë të fortë e shëruese.

Hidhni një lugë çaji kripë në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pasi të jetë shkrirë bëni gargarë për disa sekonda.

Gargarën bëjeni rregullisht për disa ditë.

Kundër Herpesit Në Buzë

Uji me kripë lehtëson dhimbjen dhe shëron herpesin në buzë.

Përzieni dy lugë çaji me kripë në një çerek gote me ujë të ngrohtë dhe lëreni të tretet.

Lyeni pjesën e buzës me herpes për 20 sekonda dhe pastaj lajeni. Përsëriteni tre deri në katër herë në ditë për rezultate të mira.

Kundër Dhimbjes Së Këmbëve

Dhimbjet e këmbëve mund të kurohen me kripën e tryezës.

Mbusheni një legen me ujë të ngrohtë dhe shtoni gjysëm filxhani me kripë.

Futini këmbët në tretësirën e kripur dhe mbajeni për 10-15 minuta.

Thajini këmbët dhe më pas masazhojini për 5 minuta.

Pastë Natyrale Dhëmbësh

Me kripën mund të mbani dhëmbët të pastër nga bakteret.

Zhyteni furçën e lagur të dhëmbëve në një enë me kripë dhe fërkoni dhëmbët.

Ju mund të përzieni sodë buke me kripë për një pastrim të thellë por të butë.

Kundër Qeskave Të Syve

Nëse keni kaluar një natë pa gjumë ose duke qarë me siguri do të keni sy të fryrë./ Agroweb

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme