Lifestyle 15 Nëntor 2024, 23:09 Nga VNA

Historia e vërtetë e “La casa de papel”, pengmarrja për 37 orë e Bankës së Barcelonës

Ndaje në Whatsapp

Më 23 maj 1981, banka qendrore e Barcelonës u mbajt peng për 37 orë nga 11 persona të armatosur. Atë ditë brenda bankës ishin 300 persona. Nuk dihen ende arsyet e vërteta të sulmit. Flitet për një motiv thjesht ekonomik, flitet për qëllime politike, por ekziston edhe hipoteza se e gjitha ishte e orkestruar nga njerëz në pushtet me qëllim vjedhjen e dokumenteve konfidenciale në lidhje me tentativën për grusht shteti të 23 shkurtit të kryer nga disa ushtarë spanjollë.

Të hënën e 23 shkurtit 1981, një grup i madh i Gardës Civile spanjolle, i udhëhequr nga nënkoloneli Antonio Tejero, sulmoi “Palacio de las Cortes” në Madrid, gjatë votimit për emërimin e Leopoldo Calvo-Sotelo si President i ri i Qeverisë.

Ishte ora 18.23 e mbrëmjes dhe e gjithë qeveria spanjolle ishte mbajtur peng brenda godinës së Kongresit që ku mblidheshin deputetët. Në të njëjtën kohë, Valencia u pushtua ushtarakisht, nën sulmin e 2 mijë burrave dhe 50 tankeve, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme nga gjeneral-lejtnant, Jaime Milans del Bosch.

Në agimin e 24 shkurtit, mbreti Juan Carlos e dënoi grushtin e shtetit drejtpërdrejt në TV. Menjëherë pas kësaj, Milans u dha urdhër njerëzve të tij të braktisin rrugët e Valencias dhe rreth mesditës përfundoi pengmarrja e Kongresit. Milans, Tejero dhe gjenerali Alfondo Armada u dënuan me 30 vjet burg si autorët kryesorë të grushtit të shtetit dhe bashkë me ta edhe 12 pjesëtarë të Forcave të Armatosura, 17 të Gardës Civile dhe 1 civil.

Pikërisht 3 muaj pas tentativës për grusht shteti, Banka Qendrore e Barcelonës u sulmua nga 11 persona të armatosur rreth orës 9 të mëngjesit. Atë ditë, 300 persona ishin të pranishëm në selinë në “Piazza della Catalunya”. Policia mori thirrjen e parë në orën 9.23, ndërsa në të njëjtën kohë ka erdhi një telefonatë në gazetën “Diario de Barcelona” nga sulmuesit.

Në deklaratën e tyre ata kërkonin që pengjet të liroheshin, kërkonin edhe 2 avionë për t’u arratisur një në aeroportin Barajas dhe një në El Prat. Përndryshe ata do të vrisnin 10 pengje pas 72 orësh dhe më pas 5 çdo orë që kalonte.

Menjëherë pas publikimit të deklaratës, shumë pyetën veten se cilët ishin sulmuesit. Hajdutë të thjeshtë, anëtarë të gardës civile, eksponentë të grupeve të ekstremit të djathtë? Deklarata e parë e lëshuar nga qeveria e konsideronte këtë opsion të fundit si të vërtetë, pra se ata mund të jenë grupe ekstremiste.

Megjithatë, asgjë nuk është e sigurt dhe ka spekulime se Gil Sanchez Valiente, një nga personat që mori pjesë në grusht shteti, i cili në atë kohë ishte i lirë, ishte gjithashtu pjesë e komandos. Në fakt, nga Moncloa, ku presidenti thirri juntën e sigurimit, ngatërruan zërin e kreut të komandos me atë të Valientes. Nga ana tjetër, frika nga një grusht shteti të ri ishte shumë e lartë në atë kohë në Spanjë. Ndërkohë, Tejero dhe Koloneli San Martìn u distancuan nga sulmi në bankë duke refuzuar të përdoren.

Me kalimin e orëve, erdhi shkëmbimi i parë i të burgosurve. Të parat dolën 4 gra, një i moshuar dhe një punonjës banke. Pastaj një tjetër me çrregullime të frymëmarrjes dhe një me lipotimi. Rreth orës 19:00, 62 persona tashmë ishin nxjerrë jashtë. Gjatë gjithë kësaj kohe sulmuesit kërkuan një mënyrë alternative për të shpëtuar. Negociatat vazhduan, por pas refuzimit të Tejeros, autoritetet ngurruan të pranojnë kushtet. Komandoja filloi të gërmojë një tunel për të dalë nga ndërtesa, por kjo rezultoi e pamundur. Në vendin që ata kishin zgjedhur duke parë hartën e bankës, ndodhej një mur i madh guri i pathyeshëm.

Rreth orës 10 të mëngjesit, një tank me megafon u shfaq para Bankës Qendrore për t’u dërguar një mesazh sulmuesve, të cilët si kundërpërgjigje hapën zjarr. Pasuan më shumë shkëmbime pengjesh, por kishin mbetur edhe 200 njerëz për t’u shpëtuar.

Situata filloi të tensionohej rreth orës 19:55 të ditës së dytë të rrëmbimit, kur një snajper vrau një nga sulmuesit që ishte në çati. Vdekja e tij krijoi nervozizëm brenda bankës edhe sepse i vdekuri është i afërm i sulmuesve të tjerë, vëllai i një çifti prej tyre dhe kunati i shefit, i njohur si El Rubio. Në këtë moment në godinë hyri Geo, grupi i operacionit special të policisë.

Në konfuzion, sulmuesit tentojnë të shpëtojnë duke u kamufluar me pengjet, por pikërisht jashtë godinës policia i ndalon të gjithë dhe i detyron të shtrihen në tokë. Nuk kaloi shumë kohë para se të kuptoheshin se cilët ishin autorët e vërtetë. Për këtë ndihmoi fakti se kreu i grabitësve, 25 vjeç në atë kohë, njihej nga policia. Ishte e njohur hyrja dhe dalja e tij nga burgu, sidomos në kohën e diktaturës, kur u burgos si kundërshtar politik.

Ndër gazetat që mblodhën dëshmitë e pengjeve ishte edhe “La Voz”, e cila në ato ditë raportonte fjalët e pengut José Maria Martinez. “Na vunë para një dritareje në katin e parë me duart e mbështetura tek xhami dhe gishtat na i hapën. Na qëlluan nëpër gishta dhe na thanë se nëse dikush do të na lëndonte, do të ishte policia që do të qëllonte mbi ta”.

Sulmi përfundoi me një të vrarë, një të plagosur dhe një sulmues që u arratis. Gjatë një konference për shtyp, gjenerali Aramburu i përcaktoi ata si një “bandë kriminelësh dhe anarkistësh”, të cilët për këtë arsye nuk ishin pjesë e ndonjë grupi të ekstremit të djathtë, aq më pak të Gardës Civile spanjolle. Pse ata kërkuan lirimin e Tejeros? Një marifet për të mbajtur policinë të zënë teksa ata kërkonin një rrugë tjetër shpëtimi.

Megjithatë, dyshimi mbeti pasi ekziston ndjenja se diçka nuk është thënë. Kjo për shkak se qeveria e përfaqësuar nga Calvo-Sotelo, e zgjedhur dy ditë pas grushtit të shtetit, nuk iu përgjigj kurrë qartë kërkesave të grupeve parlamentare. Qëndrimi zyrtar ishte se ata ishin kriminelë të thjeshtë.

Sulmuesit u dënuan me 30 deri në 40 vjet burg. Dënimi përfshinte për herë të parë kualifikimin “krim masiv”, i cili sapo ishte futur në kodin penal. Gjatë gjyqit u vërtetua se Rubio kishte planifikuar grabitjen në vitin 1978 teksa ishte në burgun Carabanchel.

Disa vite më vonë, një gazetë e gjeti “El Rubio” në përpjekje për të rindërtuar atë që kishte ndodhur vite më parë. Ishte viti 2009. Duke kujtuar ditët e sulmit, José Juan Martinez Gomez, emri i tij i vërtetë, pretendoi se ishte kontaktuar nga dy persona, një farë Luis (kreu i operacioneve sekrete të Cesid) dhe Emilio Alonso Manglano, kreu i Shërbimit sekret spanjoll mes viteve 1981 dhe 1995, kur iu desh të jepte dorëheqjen për shkak të një skandali të lidhur me përgjimet e paligjshme të bëra ndaj politikanëve, diplomatëve, gazetarëve dhe sipërmarrësve.

Sipas asaj që ai deklaroi në intervistë, të dy i kërkuan që të kryente grabitjen e bankës për të për të vjedhur disa dokumente që mbaheshin aty, të cilat mund të kishin ndikim të fortë në sigurinë dhe stabilitetin e vendit. Duket se ato fletë përmbanin informacione për grushtin e shtetit. Në të ishin shkruar emrat e ministrave të qeverisë që Alfonso Armada duhej të kryesonte pas grushtit të shtetit dhe specifikohej se monarkia ishte dakord. Kishte dhe një detaj që ai e përsëriti në një intervistë për gazetën “Deia”: “Mbreti ishte i përfshirë në grushtin e shtetit. Monarkia nuk kishte asnjë qindarkë dhe ne tashmë e dimë se si e fitoi atë.”

Pasi hyri në bankë, Rubio kërkoi dokumentet, i analizoi dhe më pas i vendosi në një kuti lëkure, të cilën do ta nxirrte jashtë me lirimin e parë të pengjeve. Një version i mohuar nga kapiteni dhe kreu i njësisë Geo, Enrique Esteban, sipas të cilit “nëse pengjet do të kishin sjellë diçka me vete, do të ishte gjetur”.

Hipoteza, e cila diskutohet edhe në mini-serialin e Netflix, “La Casa de Papel”, është se mes pengjeve ishte një spiun, i ngarkuar të arratisej në valën e parë të lirimeve së bashku me çantën prej lëkure, për t’i dorëzuar më pas dokumentet. Shumë hipoteza, por pa siguri.

 

 

Video

? E zhdukur në Gjermani, gjendet në Milano makina 12 mln euro! Një makinë super-luksi, aq e rrallë sa janë prodhuar vetëm 3 të tilla në botë, u sekuestrua nga Karabinierët në Milano. Vlera? 12 milionë euro! ? Hetimet e kryera nga Karabinierët treguan se automjeti ishte marrë me qira afatgjatë përmes një kontrate leasing, por gjatë gjashtë muajve të fundit, marrësi i makinës kishte ndaluar pagesën e kësteve. Më pas, makina ishte shitur tek një kompani milaneze dhe i ishte besuar për ruajtje. Pas sekuestrimit, të vendosur në bashkëpunim me Autoritetin Gjyqësor të Milanos, po vazhdojnë verifikimet për të identifikuar përgjegjësitë penale lidhur me vjedhjen dhe shitjen e automjetit. Makina ishte përvetësuar në mënyrë të paligjshme në Gjermani dhe u zbulua falë një sinjalizimi nga një qytetar i angazhuar nga një kompani në Nurnberg. Tani autoritetet po hetojnë për vjedhjen dhe shitjen e saj.

Granit Xhaka i dhuron fanellën Ramiz Lladrovcit i i pranishëm në 'Stamford Bridge' për të ndjekur nga afër fitoren e Sunderlandit ndaj Chelseat! Në një postim në Facebook, Lladrovci shkruan: “Granit, faleminderit, je legjendë. Ky vrap yti, përqafimi dhe dhurata, më bëjnë krenar. Krenar me edukatën tënde, faleminderit familje Xhaka, faleminderit Ragip, Taulant, respekt Granit. Je i paarritshëm kampion”.

Denoncimi i studiuesit Auron Tare, në rrjetin e tij social Facebook, mbi hyrjen e mbuluar me plehra në Parkun Kombëtar të Butrintit. Statusi "Kjo është hyrja e Parkut Kombëtar të Butrintit më 8 Shtator 2025. Pamjet flasin vetë. Qyteza e Ksamilit hedh plehrat përditë në hyrje të Parkut ndërkohë administrata “Amerikane” e Parkut ngre supet. Nuk do ta publikoja këtë pamje të turpshme për një nga vëndet më të rëndësishme të Trashëgimisë sonë kulturore në se nuk do ti shikoja kazanët e plehrave edhe sot të pa lëvizur mbushur me mbeturina. E para është turp për autoritetet tona që lejojnë të tilla pamje në hyrje të Parkut të Butrintit. E dyta imagjinoni se çfarë cfarë shikojnë vizitorët që hynë në Park çdo ditë".

? Fund i një epoke në Bavari! Dy kullat gjigante ftohëse të termocentralit bërthamor në Gundremmingen, në jug të Gjermanisë, u rrëzuan sot me një shpërthim të kontrolluar – një moment simbolik që shënon përfundimin e prodhimit të energjisë bërthamore në këtë zonë. ⚡?? Të ndërtuara me rreth 56 mijë tonë beton, kullat u hodhën në erë përmes tre shpërthimeve të planifikuara, ndërsa mijëra qytetarë ndoqën nga larg këtë ngjarje historike, plot emocione mes nostalgjisë dhe shpresës për të ardhmen. ?? Termocentrali i Gundremmingen ka qenë për dekada shtyllë e rëndësishme e ekonomisë lokale, duke siguruar vende pune dhe stabilitet ekonomik për rajonin. Pas mbylljes në dhjetor 2021, procesi i çmontimit të plotë do të vazhdojë deri në vitin 2040, si pjesë e tranzicionit të Gjermanisë drejt energjinë së pastër dhe të rinovueshme. ☀️?️

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme