Lifestyle 13 November 2024, 14:24 Nga VNA

Ky është burri më seksi për vitin 2024, sipas People

Ndaje në Whatsapp

Sipas revistës People, titulli i “Burrit më seksi për vitin 2024” i është dhënë aktorit John Krasinski. Edhe pse për shumë vite ka qenë i njohur për rolet e tij të shumta të suksesshme, John nuk e priste aspak këtë titull.

"E vërteta? Pata një ‘blackout’ total. S’kisha asnjë mendim,” tha ai me shaka për People. “Nuk është se e nis çdo ditë me mendimin ‘A do të më shpallin “Burrin më Seksi?” - dhe ja që ndodhi. E keni ngritur shumë nivelin për mua.”

Krasinski është bërë i njohur për natyrën humoristike dhe pamjen e tij të çiltër që prej rolit në serialin “The Office”, ku luajti rolin e Jim-it për nëntë vite. Ndërkohë, ai ka mahnitur publikun edhe në role të tjera, nga ish-marinsi i kthyer në agjent të CIA-s tek personazhi i përkushtuar i një babai dhe bashkëshorti të dashur në “A Quiet Place.” Në jetën e përditshme, John përshkruan veten si një bashkëshort dhe baba që shijon dokumentarët në Netflix dhe momentet e përrallave me dy vajzat e tij, Hazel dhe Violet.

John jeton në Brooklyn me bashkëshorten e tij prej 14 vitesh, aktoren Emily Blunt dhe vajzat e tyre. Blunt, kur mësoi lajmin, nuk e fshehu aspak entuziazmin. Ajo madje ka bërë shaka se do të mbulonte të gjithë shtëpinë me kopertinën e revistës nëse burri i saj do të merrte këtë titull./ Anabel

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme