Lifestyle 12 November 2024, 23:27 Nga VNA

Shoferi besnik i Princeshës Diana flet pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye! Ajo vdiq duke menduar se e tradhtova

Ndaje në Whatsapp
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet pas 27 vitesh: Më pushuan nga

Ish-shoferi i Princeshës Diana, ka thyer heshtjen rreth 30-vjeçare për shërbimin e tij mbretëror. Ai ka treguar se si iu shkatërrua jeta nga reporteri i BBC-së, Martin Bashir, duke pretenduar në mënyrë të rreme se ai po nxirrte informacione konfidenciale.

Në një intervistë ekskluzive me “The Mail”, Steve Davies zbuloi se si sipas tij, gënjeshtrat e Bashirit e helmuan Princeshën kundër tij dhe shkatërruan karrierën e tij si një nga shoferët më të besuar të familjes mbretërore.

Në intervistën e tij, ai tha se nuk iu dha asnjë shpjegim kur u shkarkua papritur në mars 1996, pas tetë vitesh shërbimi si shofer mbretëror, katër prej të cilave u shpenzuan si shofer personal i Princeshës Diana.

Sipas tij, në një takim të fshehtë me princeshën dhe vëllain e saj Charles Spencer në shtator të atij viti, Bashir pretendoi se miqtë dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të Dianës ishin të gjithë pjesë e një komploti të thellë shtetëror kundër saj. Gazetari e quajti në mënyrë specifike Steve si spiun të një gazete dhe e paralajmëroi Dianën se makina e saj po ndiqej dhe përgjohej, kjo për ta bërë atë të ndihej e pasigurt dhe t’i besonte atij një intervistë, shkruan Mail.

Tani, në një intervistë që rindez skandalin dhe ofron një pasqyrë të jashtëzakonshme në një periudhë të rëndësishme në historinë e familjes mbretërore, Davies flet për keqardhjen e tij dhe gënjeshtrat e Bashirit.

“Unë u detyrova të largohesha nga puna që doja të ishte puna e jetës sime. Shërbimi mbretëror ka të bëjë me të qenit i besueshëm dhe besnik, të tregosh maturi, të kesh ndjenjën e detyrës. Reputacioni juaj, emri juaj i mirë është gjithçka. Martin Bashir më grabiti mua duke i bërë ato akuza Dianës. Unë nuk jam lloji i njeriut që humb kohën dhe energjinë duke qenë i hidhëruar apo i zemëruar, por ajo vdiq duke besuar se e kisha tradhtuar dhe kjo është diçka që nuk mund ta harroj apo ta fal kurrë”, ka thënë ai.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme