Lifestyle 11 November 2024, 09:04 Nga VNA

Parashikimi i Motit për këtë javë/ Ditët me shi

Ndaje në Whatsapp
Parashikimi i Motit për këtë javë/ Ditët me shi

 

Gjatë kësaj jave, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me masa ajrore kryesisht të ftohta dhe vlera të larta të presionit atmosferik.

E Hënë, e Martë dhe e Premte

Këto ditë pritet mot i kthjellët me vranësira deri mesatare. Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, shikimi mund të jetë i reduktuar për shkak të mjegullës së dendur dhe mjegullinës, sidomos në zonat luginore. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare prej 2-8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zona të caktuara veriperëndimore dhe luginore, do të arrijë 12-14 m/s, duke shkaktuar valëzim detar 1-3 ballë.

E Mërkurë dhe e Enjte

Moti do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar priten në pjesën më të madhe të territorit. Shtrëngatat afatshkurtra mund të shoqërohen me shkarkesa elektrike. Shikimi do të jetë i reduktuar në mëngjes, në mbrëmje dhe gjatë reshjeve për shkak të mjegullës së dendur dhe mjegullinës. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim dhe me shpejtësi mesatare prej 1-6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina do të arrijë 8-10 m/s, duke shkaktuar valëzim 1-2 ballë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme