Lifestyle 18 November 2024, 09:45 Nga VNA

Përfitimet që marrim nga konsumimi i çokollatës

Ndaje në Whatsapp
Përfitimet që marrim nga konsumimi i çokollatës

Sikur të kishim nevojë për më shumë arsye që ta duam çokollatën.

Sipas Abbie Gellman, shefe në Institutin e Edukimit Kulinar, çokollata ka përfitime shëndetësore si antioksidantë dhe aminoacide, të cilat kur konsumohen me masë, ndihmojnë në mbrojtjen e sistemit kardiovaskular, zvogëlimin e inflamacionit dhe të tjerë.

Është mirë t’i mësoni të mirat dhe vlerat ushqyese që i përmban ky lloj deserti.

Megjithatë, mundohuni ta shmangni konsumimin e tepruar të ushqimeve që përmbajnë sasi të mëdha të sheqerit, sepse kështu i kundërshtoni vlerat e mira ushqyese që i sjell kakao dhe të cilat e promovojnë shëndetin.

Çokollata është e mbushur me një larmi flavonoidesh. Çokollata e zezë siguron afërsisht 140 miligramë flavonoide. Është vërtetuar se këta antioksidantë kanë efekt pozitiv në rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Për efekt më të dobishëm të çokollatës rekomandohet të hani çokollatën e zezë. Sa më e madhe përqindja e kakaos në çokollatë, aq më mirë do të jetë për shëndetin tuaj.

Sipas Gellman, çokollata mund të sigurojë sasi të konsiderueshme të argininës, që është një aminoacid i nevojshëm për prodhimin e oksidit nitrik. Oksidi nitrik e përmirëson qarkullimin e gjakut, lufton inflamacionin si dhe e rregullon presionin e gjakut duke e bërë zgjerimin e enëve të gjakut.

Për më tepër, flavonoidët në çokollatën e zezë mund të ndihmojnë në rritjen e ndjeshmërisë ndaj insulinës. Në thelb, ky është lajm i mirë për diabetikët e tipit 2.

Insulina është një hormon i sekretuar nga pankreasi, që e kontrollon sasinë e glukozës në qarkullimin e gjakut. Gjithashtu ndihmon në ruajtjen e glukozës në dhjam, muskuj dhe mëlçi, si dhe rregullon metabolizmin e përgjithshëm të karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave. Insulina është ajo që mungon tek diabetikët dhe para-diabetikët. Prandaj ndjeshmëria ndaj insulinës luan rol të rëndësishëm për reagimin e duhur të trupit tonë ndaj ushqimit.

Hulumtimet sugjerojnë se njerëzit që hanë sasi të kontrolluar të çokollatës së zezë, të paktën një herë në javë, janë më pak të rrezikuar nga diabeti i tipit 2. Gjithashtu ata që tashmë vuajnë nga kjo gjendje, por konsumojnë sasi të kontrolluar të çokollatës së zezë, kanë presion më të ulët të gjakut dhe nivel më të vogël të sheqerit në gjak, krahasuar me ata që konsumojnë çokollatë të bardhë.

Përmbajtja e fibrave, yndyrave dhe proteinave të çokollatës, gjithashtu mund të ndihmojë në rritjen ndjesisë së ngopjes.

Por mos harroni, derisa përbërësit e gjetur në kakao mund të ofrojnë disa përfitime të fuqishme shëndetësore, ekzistojnë ushqime tjera të cilat përmbajnë vlera ushqyese më të dobishme për organizmin, sjellin përfitime më të mëdha antioksidues, ndihmojnë me shëndetin e zemrës, ulin nivelin e sheqerit në gjak si dhe përmbajnë sasi më të vogla të sheqerit.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme