Lifestyle 24 Nëntor 2024, 08:32 Nga VNA

Rregullat që pasanikët i ndjekin

Ndaje në Whatsapp

Një shprehje thotë: “aktroni derisa ta arrini atë”. Kjo moto mund të aplikohet në shumë aspekte të jetës sonë, qoftë nëse është fjala për rritjen e vetëbesimit, krijimin e një qëndrimi pozitiv ose për mësimin e aftësive të ndryshme.

Por, kjo shprehje mund të aplikohet edhe në stilin e jetesës në përgjithësi. Ekspertët kanë treguar për disa rregulla të stilit të jetesës të cilat i ndjekin pasanikët, e që mund t’i ndiqni edhe ju nëse për qëllim keni suksesin dhe rritjen e të ardhurave.

Flisni më pak, dëgjoni më shumë

Ky është rregull i rëndësishëm edhe nëse nuk jeni duke biseduar me një mik. Është shumë e nevojshme në biznes t’ua dëgjoni njerëzve nevojat që i kanë.

Siç kishte thënë edhe Steve Jobs, “Nuk ka kuptim që të punësojmë njerëz të mençur dhe t’u tregojmë çfarë të bëjnë, ne punësojmë njerëz të mençur që të na tregojnë se çfarë të bëjmë”.

Dilni nga zyra

Provoni t’i shpërngulni disa prej detyrave ditore jashtë zyrës, siç janë takimet me klientë apo ekspertë. Kjo është mënyrë e mahnitshme për ta ndryshuar perspektivën, për t’i zgjeruar njohuritë dhe rrjetin e njerëzve që i njihni.

Zgjidhni miqtë me kujdes

Mund të jetë pak e vështirë, por nëse dëshironi të bëheni të suksesshëm, ju duhet t’i rishikoni miqësitë që i keni.

Nëse qëllimi juaj është të pasuroheni, atëherë filloni të shoqëroheni me njerëz që ju ndihmojnë në këtë rrugëtim.

Duhet ta dini kur duhet të ndaleni

Ta shtyni veten përtej limiteve, të punoni tërë natën ose të punoni edhe në shtëpi nuk është diçka që njerëzit e pasur e bëjnë. Ata dinë më mirë se kaq. Është shumë e rëndësishme ta ndani punën nga shtëpia dhe jeta personale. Nëse nuk dëshironi të përfundoni shumë të lodhur dhe joefikas, atëherë lëreni punën në punë e në shtëpi pushoni.

Mësoni tërë kohën

Bota në të cilën jetojmë ndryshon tërë kohën. Produkte të reja, inovacione dhe teknologji e re na shfaqet thuajse çdo ditë. Dhe nëse dëshironi të qëndroni në rrjedhën e ngjarjeve dhe të bëheni të suksesshëm, atëherë duhet ta edukoni veten vazhdimisht me çdo gjë që po ndodh. Librat, ligjëratat, videot, etj. ju ndihmojnë.

Çmojeni kohën më shumë

A keni menduar ndonjëherë se sa shumë kohë humbni duke shfletuar në rrjete sociale ose duke shikuar video të kafshëve të lezetshme? Provoni ta kufizoni kohën që e shpenzoni para ekranit dhe shfrytëzojeni atë për diçka që i falënderoheni në të ardhmen, qoftë nëse është fjala për zhvillim personal, për shëndet, për vullnetarizëm, etj.

Lexoni çdo ditë

Sipas hulumtimeve të Tom Corleyt, pasanikët më para lexojnë sesa shikojnë televizion.

Në fakt, 88% e pasanikëve lexojnë të paktën 30 minuta në ditë.

Video

Izraelitë të armatosur hapën zjarr në qytetin Sa’ir në Bregun Perëndimor të pushtuar. Grupi i izraelitëve me rroba civile u pa duke iu afruar palestinezëve me mitralozë në duar, në pozicion të gatshëm për të qëlluar.

Një re e dendur me pluhur portokalli ka mbuluar Gazën ndërsa një stuhi e fortë rëre ka përfshirë vendin. Erërat e forta dhe pluhuri kanë goditur kampet ku strehohen mijëra të zhvendosur, duke përkeqësuar më tej kushtet tashmë të vështira humanitare në këtë zonë të rrethuar. Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata kërkon ndihmë urgjente për banorët më të prekur.

Avokati i Tik Tok-ut kundër Gjykatës Kushtetuese

Motoristët që punojnë për platformën e shpërndarjes Wolt në Shqipëri kanë nisur protesta ditët e fundit, duke ngritur shqetësime për kushtet e punës dhe pagesat. Ata pretendojnë se kushtet e punës janë të vështira dhe pagat të ulëta, duke shprehur shqetësimin se kompanitë po punësojnë gjithnjë e më shumë punëtorë të huaj me paga minimale.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme