Lifestyle 24 November 2024, 19:41 Nga VNA

“Falsifikime dhe akuza” – Ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt flet për betejën për vajzën

Ndaje në Whatsapp
“Falsifikime dhe akuza” – Ish-bashkëshorti i Rudina

Ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt ka reaguar me anë të disa statuseve në rrjetet sociale, pas komenteve që ajo ka bërë për të në emisionin që drejton. Në këto postime, ai ka rrëfyer anën e tij të historisë, duke theksuar betejën e gjatë ligjore që po zhvillon për të pasur mundësinë të takojë vajzën e tij.

Në një prej statusëve, ai shprehet:

“Pas gati 3 vite që nuk takoj vajzën time (sepse nuk do ti), duhet të dëgjoj se si unë fsheh të ardhurat për mos të paguar më shumë për vajzën time?

Ai gjithashtu ka folur për akuzat ndaj tij lidhur me çështjet ligjore dhe ka kritikuar mënyrën se si janë trajtuar disa dokumenta zyrtare.

“Që është fiks për tu trajtuar është si mundet një njeri që falsifikon firmën e dikujt dhe e pranon fajin të kërkojë të drejtë gjithë jetës të ketë firmë pa më pyetur mua. Po të jemi shtet normal do ikje në burg ti, ai qerosi që ngjante me mua 2 herë dhe noteri që nuk mori kartën time të identitetit por që u mjaftua ose bashkëpunoi me ty për të nxjerrë vajzën time jashtë shtetit.”

Në një tjetër pjesë të deklaratave të tij, ish-bashkëshorti ngre pyetje për rëndësinë e figurës së tij si baba në jetën e vajzës:

“Është shumë mirë që po trajtohesh me psikolog. E them realisht për vajzën time sepse i duhet të ketë një nënë normale. Pyeti pak për rëndësinë e babit në jetën e vajzës dhe shpresoj të kuptosh që i ka dhe gjyshërit në Shqipëri ai fëmijë dhe nuk duhet prokurë për t’i takuar.”

Në fund të statusit, ai thekson përpjekjet e tij për të ruajtur të drejtën për të pasur një marrëdhënie me vajzën, ndërsa ngre shqetësime edhe për çështjen e pronës familjare.

“Pas shumë e shumë tentativash, pse nuk flitet për gjyqin e shtëpisë që dikur shpreheshe se nuk dua asgjë, por sot bëj rreth 3 vite që shkoj poshtë e lartë nëpër gjykata? Shtëpi me vlerë të konsiderueshme, që do ta përvetësosh të gjithën edhe pse nuk të takon.”

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme