Lifestyle 24 November 2024, 11:00 Nga VNA

Rudina Dembacaj, sinqeritet selektiv për pensionin dhe jetën e luksit

Ndaje në Whatsapp
Rudina Dembacaj, sinqeritet selektiv për pensionin dhe jetën e luksit

Aktorja Rudina Dembacaj ka ndarë me shijuesit e emisionit në TCH faktin që ish-partneri i saj nuk paguan pensionin për vajzën. Edhe pse është diçka personale dhe jo me ndonjë interes të madh për publikun (duke parë ekspozimin e jetës së luksit), aktorja është ndalur te kjo temë për të disatën herë. Duke vlerësuar sinqeritetin e saj në këtë emision, pyetja që lind është: a e di Rudina si është bërë i pasur bashkëshorti aktual? Si i ka siguruar të ardhurat për biznesin që tashmë lulëzon? Mos ndoshta ky sinqeritet për të ndarë çdo detaj të jetës personale duhet të ketë të njëjtin standard. Edhe atë të mungesës së pensionit të ish-bashkëshortit, por edhe “suksesin” e bashkëshortit aktual. Në rast se Rudina Dembacaj nuk e di, bashkëshorti i saj, Mark Frroku, është një ish-deputet i dënuar nga gjykatat e Shqipërisë, por që më parë se të niste karrierën politike ka qenë i kërkuar nga drejtësia belge për vrasje dhe prostitucion. Ndaj, këto qarjet publike për pension të munguar nuk mund të jenë edhe kaq të sinqerta nëse reklamohet jeta e luksit me biznese më shumë se të dyshimta.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme