Lifestyle 25 November 2024, 13:17 Nga VNA

Victoria Beckham flet për pasiguritë dhe kujdesin e saj për lëkurën

Ndaje në Whatsapp
Victoria Beckham flet për pasiguritë dhe kujdesin e saj për

Victoria Beckham ka treguar së fundmi se arsyeja pse ajo shpesh duket serioze në fotografi lidhet me pasiguritë që ka pasur për lëkurën e saj. Stilistja 50-vjeçare ka pranuar në një intervistë për The Telegraph se, për shkak të problemeve me aknet dhe çrregullime të tjera të lëkurës që nga adoleshenca, shpesh ndihej e pasigurt para kamerave.

Ajo shpjegoi se mungesa e buzëqeshjes në shumë foto lidhej me ndjesinë e saj të pakëndshme. “Mund të dukesha e ashpër në foto, por thellë brenda vetes nuk ndihesha aspak rehat,” tha Victoria.

Për të menaxhuar këto probleme, ajo iu drejtua ekspertëve të kujdesit të lëkurës dhe zhvilloi një rutinë të përditshme strikte. Përveç kësaj, pasiguritë e saj ndikuan edhe në mënyrën e të ushqyerit. Ajo ka ndjekur për vite një dietë shumë të rreptë, duke konsumuar çdo ditë të njëjtin vakt – peshk të pjekur dhe perime në avull. Sipas Victorias, kjo ishte një përpjekje për të mbajtur lëkurën e saj të shëndetshme.

Ndërsa tani ajo ndihet më rehat me pamjen e saj, Victoria thotë se ka nisur të buzëqeshë më shpesh dhe të tregojë më shumë besim në veten e saj.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme