Kronika 9 November 2026, 20:47 Nga VNA

Mediat greke zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: I akuzuar për përfshirje në 28 grabitje bankash në Greqi

Ndaje në Whatsapp
Mediat greke zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: I akuzuar

Arrestimi i 50-vjeçarit Robert Duka në Tiranë, i dyshuar për dy grabitje të armatosura bankash, ka tërhequr vëmendjen e mediave greke, të cilat kanë publikuar detaje mbi të kaluarën e tij dhe përfshirjen e dyshuar në një sërë grabitjesh në Greqi.

Sipas medias greke “Protothema”, Robert Duka, i njohur edhe me emrin Albert Duka, ishte akuzuar më parë për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal, i cili dyshohet se kishte kryer 28 grabitje bankash në territorin grek.

Mediat greke raportojnë se 50-vjeçari ishte një emër i njohur për autoritetet për shkak të dyshimeve mbi aktivitetin e tij kriminal në vendin fqinj.

Duka u arrestua nga Policia e Tiranës gjatë operacionit të koduar “Gjuetari i Bankave”, si i dyshuar për dy grabitje të kryera më 2 qershor dhe 2 nëntor 2026, në zonën e Komunës së Parisit, ku dyshohet se janë marrë gjithsej rreth 75 mijë euro.

Sipas hetimeve, në grabitjen e fundit, 50-vjeçari dyshohet se mbërriti në bankë me një skuter elektrik, kërcënoi me armë punonjësit dhe u largua pasi mori rreth 60 mijë euro.

Një tjetër detaj i raportuar nga mediat greke lidhet me dyshimet se Duka po përgatitej të largohej drejt Greqisë. Për këtë arsye, sipas raportimeve, ai ishte mbajtur nën vëzhgim nga autoritetet shqiptare për disa ditë përpara arrestimit.

50-vjeçari jetonte në Vlorë, ndërsa kishte marrë me qira edhe një banesë në Tiranë, të cilën dyshohet se e përdorte si vendstrehim.

Gjatë operacionit policor, autoritetet sekuestruan 8,200 euro, dy telefona celularë dhe veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjeve.

 

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme