Rajoni 24 October 2024, 20:47 Nga VNA

Mbyllet pa rezultat takimi mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel

Ndaje në Whatsapp
Mbyllet pa rezultat takimi mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviç, u takuan të enjten në Bruksel me ndërmjetësimin e të dërguarit evropian për bisedimet ndërmjet Prishtinës e Beogradit, Miroslav Lajçak, në kuadër të përpjekjeve për të filluar zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Për dallim nga organizimet e muajve të fundit, kësaj radhe u zhvillua një takim trepalësh, ndonëse sërish pa ndonjë përparim.

Kryengociatori serb, Petkoviç, tha se pala serbe nguli këmbë në zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe u ankua për siç tha, dhunën e regjimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

“Ne theksuam të gjitha rrethanat e vështira të jetës së serbëve në Kosovë. Biseduam për spastrimin etnik të kryer nga autoritetet në Prishtinë, lëvizjet e tyre të njëanshme dhe përshkallëzuese, mbylljen e institucioneve serbe, arrestimet ilegale të serbëve dhe të gjitha gjërat tjera që e vështirësojnë plotësisht pozitën e tyre dhe jetën e popullit serb në Kosovë, gjë që çoi në largimin e disa serbëve nga zona e veriut”, tha zoti Petkoviç.

Ai tha se pret që zoti Lajçak të organizojë takime të reja në të ardhmen.

Kryenegociatori i Kosovës, Bislimi, i vlerësoi të dështuara takimet e sotme ndërsa akuzoi Serbinë se po këmbëngul në zbatimin e pjesshëm të marrëveshjes duke e vlerësuar këtë qëndrim si joserioz.

Në një komunikatë shtypi të qeverisë së Kosovës thuhet se kryenegociatori Bislimi theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes në tërësi dhe pa vonesa, përmes një plani të sekuencimit të drejtë dhe të barabartë mes palëve.

“Ai nënvizoi dhe nevojën për nënshkrimin e marrëveshjeve, si garanci për zbatim të saj, patur parasysh refuzimin e vazhdueshëm të marrëveshjes nga Serbia dhe vijat e saj të kuqe që shkelin frymën dhe nenet e marrëveshjes, nevojën për tërheqjen e letrës së deponuar nga Serbia përmes ish-kryeministres Bërnabiq dhe dorëzimin e kryekriminelit dhe terroristit Millan Radoiçiç nga ana e Serbisë, si kryesi i aktit terrorist të Banjskës”, thuhet në njoftim.

Në prag të takimit Bashkimi Evropian tha se pret që palët të bien dakord për zbatimin e marrëveshjes së arritur vitin e kaluar në Bruksel dhe Ohër, ndërsa Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien, qëndroi në Kosovë dhe Serbi në një përpjekje për të nxitur zbatimin e zotimeve që morën përsipër palët në Ohër.

Diplomacia perëndimore po shton trysninë mbi palët që të zgjidhin të gjitha çështjet e hapura në kuadër të bisedimeve në Bruksel.

Të enjten komandanti i ri forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, Enrico Barduani, tha pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se bisedimet në Bruksel janë platforma e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe arritjen e zgjidhjeve që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve. /VOA

 

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme