Rajoni 18 Tetor 2024, 18:19 Nga VNA

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Do të punojmë që KFOR të ketë forcat e nevojshme në Kosovë

Ndaje në Whatsapp
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Do të punojmë që

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të premten se aleatët do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të siguruar që misioni i KFOR-it në Kosovë të ketë forcat dhe burimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë.

Ai i bëri këto komente gjatë një konference për shtypin në përfundim të takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, gjatë të cilit është diskutuar edhe për operacionin e aleancës në Kosovë.

“Në Kosovë, aleatët vazhdojnë të punojnë së bashku për të siguruar që misioni ynë i KFOR-it të ketë forcat dhe burimet që i nevojiten për të mbajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë”, tha ai.

Sekretari Rutte një ditë më parë ngriti shqetësimet për mungesën e përparimit në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Do të thotë se ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm për tensionet në Ballkanin Perëndimor dhe faktin se procesi i dialogut mes Prishtinë dhe Beogradit nuk është duke ecur siç do të dëshironim...”, tha ai.

Aktualisht mbi 4 mijë e 400 trupa të udhëhequra nga NATO-ja kujdesen për sigurinë në Kosovë dhe përgjatë vitit që lamë pas, aleanca shtoi praninë e saj pas tensioneve në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Kosova është gjetur nën kritikat e diplomacisë perëndimore për ato që janë cilësuar veprime të njëanshme dhe të pabashkërenduara në veri ku autoritetet mbyllën komunat paralele serbe të emëruara nga Beogradi, të cilat Prishtina i cilëson të paligjshme.

Bashkimi Evropian si dhe Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje palëve që të zgjedhin çështjet e hapura në kuadër të bisedimeve në Bruksel, vazhdimi i të cilave pritet javën që vjen në nivel kryenegociatorësh.

Ambasadori gjerman në Prishtinë Jorn Rohde tha se shpreson që të dyja palët të lëvizin më shpejt në këto bisedime.

“Pritshmëritë tona janë që palët të përparojnë, duhet të flasin me njëri tjetrin dhe të kenë vullnetin politik për të arritur përparim, sepse për momentin nuk ka shumë përparim në dialog. E di që ka zgjedhje, por ne gjithmonë kemi zgjedhje diku”, tha ai.

Ambasadori Rohde tha se është e rëndësishme për gjithë rajonin që të ketë normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Dhe jam i sigurt se zoti Lajçak dhe ekipi i ri në Komision duan përparim. Në fund, qëllimi përfundimtar është anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian dhe të gjithë e dinë se mund të arrihet vetëm nëse kemi normalizim. Dhe pa normalizim, nuk është i mundur anëtarësimi”, tha ambasadori Rohde.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në NATO Julianne Smith, tha se përparimi në procesin e bisedimeve është thelbësor në proceset integruese të Kosovës në strukturat euro-atlantike. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë, e pyetur për kërkesën e autoriteteve të Kosovës për përfshirje në programin e Partneritetit për Paqe me NATO-n, ambasadorja Smith tha se Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura të shohin vullnetin e Kosovës për anëtarësim...

“Por mendoj se miqtë tanë në Kosovë na kanë dëgjuar zëshëm dhe qartë. Ne duam që ata të vazhdojnë të angazhohen në dialogun e lehtësuar e të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Kjo është diçka që si aleatët e NATO-s dhe vendet anëtare të BE-së e mbështesin fuqishëm. Ata kanë përkushtimin tonë të plotë për të qëndruar të angazhuar në rajon dhe për të bërë çfarë mundemi për t'i ndihmuar ata të krijojnë qëndrueshmëri më të madhe në fqinjësi”, tha ajo.

Kosova dhe Serbia janë përfshirë në bisedime 13 vjeçare për normalizimin e marrëdhënieve që kanë shënuar përparim të paktë, ndërsa një marrëveshje për të cilën palët ranë dakord vitin e kaluar as që ka filluar të zbatohet./VOA/

 

Video

VIDEO/ Ministrja e Shëndetësisë në Suedi humb ndjenjat, rrëzohet gjatë konferencës Ministrja e Shëndetësisë në Suedi Elisabeth Lann, ka humbur ndjenjat ndërsa ishte live në një konferencë për shtyp. Pak minuta pas prezantimit të panelit, ajo ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në tokë. Anëtarë të tjerë të pranishëm nxituan menjëherë për ta ndihmuar, ndërsa iu dha edhe ndihma e parë. Në një njoftim të dytë, u raportua se gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar.

Një shpërthim i dëgjuar në Doha të Katarit në orën e fundit është një tentativë për vrasje kundër një zyrtari të Hamasit, i tha një zyrtar izraelit gazetarit të Axios, Barak Ravid. Dëshmitarët i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se disa shpërthime u dëgjuan në qytet. Tymi u pa duke u ngritur mbi distriktin Katara në kryeqytet, tha një dëshmitar okular. Kanali 12 i Izraelit raporton se shpërthimet ishin një përpjekje për vrasjen e udhëheqësve të Hamasit . “Ne sulmuam udhëheqjen e Hamasit në Katar, përfshirë Khalil al-Haya dhe Jabarin. Po presim rezultatet e sulmit”, tha një zyrtar izraelit. https://www.vna.al/bota/izraeli-on-me-rakete-ne-doha-te-katarit-udheheqesit-e-larte-te-hamasit-i14285

Policia e Shkodrës publikon pamjet e arrestimit të Ragip Gilës, autorit të dyshuar të masakrës me dy të vrarë dhe dy të plagosur. Sikurse shihet në pamje, në momentin që u ndalua gjatë tentativës për t’u arratisur pranë lumit Kir, Gila mbante në kokë një çorape dhe në krahë një çantë të madhe. Brenda cantës ai kishte... https://www.vna.al/kronika/me-corape-ne-koke-e-cante-ne-shpine-momenti-i-arrestimit-te-ragip-giles-i14275

?? Izraeli godet qytetin e Gazës, Netanjahu u bën thirrje banorëve të largohen • Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka paralajmëruar një operacion të ashpër tokësor në qytetin e Gazës, duke i kërkuar palestinezëve në veri të qendrës urbane të largohen menjëherë. • Hamasi ka dënuar kërcënimet e Netanjahut dhe ka quajtur shkatërrimin e pallateve të larta në Gaza, përfshirë kullën as-Salam, si “një nga imazhet më të tmerrshme të sadizmit dhe kriminalitetit”. • Spanja ka shpallur masa të gjera kundër Izraelit, përfshirë një embargo të plotë armësh. Kryeministri Pedro Sanchez tha se vendimi synon “të ndalë gjenocidin në Gaza” dhe “të mbështesë popullin palestinez”. • Lufta e Izraelit në Gaza ka lënë të vrarë të paktën 64,522 persona dhe mbi 163,096 të plagosur që nga tetori 2023. Mijëra të tjerë mendohet se ndodhen ende nën rrënoja. Në sulmet e 7 tetorit, u vranë 1,139 persona në Izrael, ndërsa rreth 200 të tjerë u morën peng.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme