Rajoni 9 Tetor 2024, 17:18 Nga VNA

Kosova nuk do të përfaqësohet më nga UNMIK-u në CEFTA, por nga institucionet e saj

Ndaje në Whatsapp
Kosova nuk do të përfaqësohet më nga UNMIK-u në CEFTA,

Kosova do të përfaqësohet tani nga institucionet dhe zyrtarët e saj në Marrëveshjen për Tregtinë e Lirë të vendeve të Evropës Qendrore (CEFTA), pas një vendimi të Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s për ta pranuar kërkesën e saj për heqjen e UNMIK-ut nga roli i përfaqësuesit.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës, Rozeta Hajdari, tha të mërkurën në një konferencë për media se “nga sot, në takimet e komiteteve të përbashkëta, Kosova do të përfaqësohet nga institucionet e saj dhe pa prezencën e UNMIK-ut”.

Kosova ishte përfaqësuar në CEFTA – marrëveshjen që synon rritjen e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve, eliminimin e barrierave tregtare mes palëve dhe tërheqjen e investimeve, përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) prej vitit 2007, kur iu bashkua asaj.

“Pjesëmarrja përmes UNMIK-ut në CEFTA është larguar përfundimisht, kjo vjen si rezultat i përpjekjeve të shumta dhe përkushtimit të Kosovës për ta rregulluar pozicionin e saj në këtë mekanizëm”, tha Hajdari pas takimit të Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s, i kryesuar nga Serbia, në Beograd.

Ajo tha se Kosova e bëri këtë kërkesë në vitin 2021 dhe prej atëherë e kishte bllokuar punën në CEFTA për të bërë trysni në pranimin e kërkesës së saj.

“Ishin 13 vendime të dërguara në pritje për miratim që nga dërgimi i letrës sonë… ishte përkushtimi i Kosovës që të mos i miratojë këto vendime pa u miratuar kërkesa e Kosovës për largim të UNMIK-ut, që ishte kërkesa e parë e Kosovës në takime në këto tri vjet”, shtoi ajo.

Të gjitha ato vendime, sipas saj, u miratuan pas pranimit të kërkesës së Kosovës, duke bërë që të zhbllokohet puna në CEFTA.

Ky lajm u bë i ditur fillimisht nga ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, i cili tha se ky është “hap i madh” drejt përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së barabartë në këtë organ rajonal.

“Lajm vërtet i mirë për Kosovën dhe tërë rajonin: CEFTA është zhbllokuar dhe nga tani Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e vet, ashtu siç duhet, e jo nga UNMIK-u”, shkroi Rohde në X.

Këtë vendim, njohësja e çështjeve ekonomike Sytrime Dervisholli, e konsideron një ndër lajmet më të rëndësishme viteve të fundit.

“Dihet se UNMIK-u ka qenë prezentë në takimet e CEFTA-s, jo se ka pasur rol vendimmarrës, por megjithatë ka qenë prezentë. Pas këtij vendimi, Kosova do të ulët në tavolinë pa prezencën e UNMIK-ut dhe kjo është një arritje shumë e madhe”, tha Dervisholli, e cila për pesë vjet (2015-2020) ka udhëhequr Departamentin e Tregtisë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Përveç kësaj, ajo tha se do të eliminohen disa barriera me të cilat janë ballafaquar kompanitë prodhuese nga Kosova, të cilat i ka paraqitur kryesisht shteti i Serbisë.

“Prodhuesit nga Kosova, kur kanë eksportuar në shtetin e Serbisë, sidomos në Luginën e Preshevës, por edhe nëse territorin serb, e kanë shfrytëzuar si vend transit, autoritet e Beogradit zyrtarë shpesh herë i kanë detyruar bizneset që në prodhimet e tyre të mos shkruaj vendi i origjinës Kosovë, por të vendosin akronimin UNMIK/KOSOVO”, tregoi ajo.

Në shumë raste, thotë ajo, bizneset nga Kosova nuk kanë pranuar këtë emërtim.

Ky ndryshim, të cilin Kosova ka kohë që e kërkon, erdhi dy ditë pasi Qeveria e Kosovës vendosi ta heqë ndalesën ndaj importit të mallrave serbe në pikëkalimin në Merdare.

Kosova u përball me trysni në javët e fundit për ta hequr ndalesën ndaj mallrave serbe, posaçërisht nga Gjermania.

Gjermania ka këmbëngulur se ndalimi i importit të mallrave nga Serbia dëmton marrëveshjen CEFTA-s dhe Procesin e Berlinit, një nismë që synon të ndihmojë zhvillimin ekonomik të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe t’i afrojnë ato me Bashkimin Evropian.

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, qëndroi disa herë në Kosovë në muajt e fundit, ku paralajmëroi se ndalesa e mallrave serbe bllokonte punën e CEFTA-s, dhe se, për shkak të saj, Kosova rrezikonte pjesëmarrjen në Procesin e Berlinit.

Samiti i dhjetë i Procesit të Berlinit mbahet më 14 tetor./REL/

 

Video

Kilometri i fundit paska qëlluar deri në Bruksel

Zjarri shpërthyeu në të gjithë Tel Avivin pasi raketat iraniane goditën Izraelin qendror. Autoritetet thanë se një nga raketat mund të ketë pasur një kokë rakete thërrmuese, duke shpërndarë bomba dhe duke shkaktuar shpërthime të shumta.

Një video e verifikuar nga The New York Times sugjeron se një raketë amerikane Tomahawk mund të ketë goditur zonën pranë një shkolle fillore në Minab të Iranit, ku sipas raportimeve u vranë 175 persona, shumë prej tyre fëmijë. Presidenti Donald Trump e mohoi përgjegjësinë, duke deklaruar se sipas tij sulmi mund të jetë kryer nga vetë Irani. Ndërkohë Pentagoni ka njoftuar se po heton incidentin. https://www.vna.al/bota/video-e-re-ngre-dyshime-nje-rakete-amerikane-mund-te-kete-goditur-shkollen--i20946

Elman Abule mbërrin në SPAk. Erion Veliaj do të ulet sot për herë të parë në kafazin prej xhami të Gjykatës së Posaçme për të nisur përballjen zyrtare me drejtësinë. Njëherazi me të, do të ulen në bankën e të akuzuarve bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, familjarë e bashkëpunëtorë të kësaj të fundit

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme