Rajoni 26 September 2024, 20:55 Nga VNA

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ndahen nga rruga e përbashkët drejt BE-së

Ndaje në Whatsapp
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ndahen nga rruga e përbashkët

Ambasadorët e vendeve të BE-së dhanë dritë jeshile që më 15 tetor të fillojnë negociatat me Shqipërinë për anëtarësim në BE. Një vendim i tillë nuk vlen për Maqedoninë e Veriut. Hungaria, e cila mban presidencën 6-mujore të BE-së, u ka dërguar një letër vendeve anëtare, në të cilën theksohet se ato kanë rënë darkod se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e nevojshme për hapjen e kapitullit të parë të negociatave.

Vendimi për hapjen e kapitullit të parë në negociatat me Shqipërinë shënon edhe ndarjen e paketës, në të cilën joformalisht ishin së bashku Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Vendet anëtare të BE-së nuk ranë darkord për hapjen e kapitujve të parë me Maqedoninë e Veriut ështe se qeveria e re e Shkupit nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim për përmbushjen e kushtit lidhur me marrëdhëniet e saj me Bullgarinë. Fjala është për ndryshimin e Kushtetutës duke përfshirë në të pakicën bullgare si popull shtetformues.

Siljanovska: Me rëndësi si trajtohen marrëveshjet

Lajmi për ndarjen e rrugës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt anëtarimit në BE pati jehonë të madhe si në Shkup edhe në Sofje. Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ritheksoi se në Marrëveshjen e Miqësisë me Bullgarinë nuk ka asnjë dispozitë për ndryshim të Kushtetutës. Megjithatë, tha ajo, ne mund t’i qasemi marrëveshjes në një mënyrë tjetër.

“Fraza më e përsëritur nga të gjithë është se duhet të respektojmë marrëveshjet, kushdo që njeh të drejtën dhe ligjin ndërkombëtar e di që nuk ka asnjë dispozitë në Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë që thotë se Kushtetuta duhet të ndryshohet. Korniza e negociatave me Bullgarinë nuk mund të ndryshohet, por është e rëndësishme se si e trajtojmë këtë kornizë”, – tha Siljanovska-Davkova. Presidentja tha se historia, kultura dhe gjuha nuk mund të jenë objekt negociatash.

Mexhiti: Integrimi evropian prioritet i padiskutueshëm

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti tha se megjithë këtë njoftim, ne mbetemi të përkushtuar në rrugën e integrimit evropian. “Për koalicionin VLEN si pjesë e koalicionit qeveritar, eurointegrimi mbetet një nga prioritetet kryesore dhe më të rëndësishme të politikave tona. Shpresoj se së shpejti do të gjehet zgjidhje edhe për këtë çështje, pra fillimin e negociatave për anëtarsimin e RMV-së në BE.” – tha Mexhiti.

Opozita maqedonase kritika të ashpra ndaj qeverisë

Qeveria aktuale nuk ka për qëllim ta anëtarsojë vendin në BE, përkeqëson marrëdhëniet me fqinjët dhe ne kthehemi mbrapa. Ndërsa fqinjët tanë po përparojnë, ne po kthehemi në të kaluarën, tha deputeti i LSDM-së opozitare Ljupço Nikollovski.

“Pas NATO-s anëtarësimi në BE është synimi ynë strategjik dhe nuk kemi alternativë tjetër. Brezat e rinj janë të ngopur me nacionalizmin dhe politikën. Ata presin reforma, akses në tregun e hapur të BE-së dhe në fondet e saj. Për fat të keq, kjo qeveri nuk po na kthen prapa dhe pas skriningut të suksesshëm nuk po bën asgjë në këtë drejtim, ndërsa vendet e rajonit po ecin përpara dhe po ndahen nga ne”, tha deputeti i LSDM-së Ljupço Nikolovski.

Ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në rrugëtimin drejt BE-së, kryetari i LSDM-së Venko Filipçe e quajti si kapitulim të politikave qeveritare në procesin eurointegrues.

“VMRO-DPMNE dhe Mickovski nuk kanë plan, ide dhe dëshirë për ta anëtarësuar vendin në BE. Kjo përbën një katastrofë të vërtetë për ardhmërinë e qytetarëve. Ky është një shans i humbur që do të ndikojë tek të gjitha familjet e në veçanti tek gjeneratat e reja”, tha lideri i opozitës maqedonase Venko Filipçe.

Reagime nga Bullgaria

Lajmi se Maqedonia e Veriut nuk do të hapë kapitullin e parë për anëtarësim në BE pati jehonë të madhe edhe në Bullgari. Lideri i Partisë më të madhe parlamentare Bojko Borisov e përshëndeti ndarjen e rrugës midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt BE-së.

“Rezultati është ky: Shqipëria që e pranoi pakicën bullgare, mund të vazhdojë më tej, ndërsa Maqedonia e Veriut le të merret tani me atë që e krijoi vetë”, – tha Borisov. /DW

 

Video

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme