Rajoni 11 Shtator 2024, 14:39 Nga VNA

Ngrihet aktakuzë ndaj 45 personave për sulmin në Banjskë - në mesin e tyre edhe Radoiçiç

Ndaje në Whatsapp
Ngrihet aktakuzë ndaj 45 personave për sulmin në Banjskë -

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të mërkurën se ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave - në mesin e tyre edhe Millan Radoiçiç - për sulmin e armatosur në Banjskë.

Të përfshirët, sipas prokurorit të rastit, Naim Abazi, kanë pasur role të ndryshme brenda grupit të tyre kriminal - "duke filluar nga organizimi dhe drejtimi i aktiviteteve terroriste deri te financimi dhe shpëlarja e parave". "Në mesin e të akuzuarve kryesorë është edhe individi me pozitë kyçe si udhëheqës i grupit, Millan Radoiçiç, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në koordinimin dhe veprimtarinë kriminale", tha Abazi në një konferencë për media, të mbajtur të mërkurën në Prishtinë. Aktakuza nuk u bë publike, e ngjashëm as emrat e të përfshirëve të tjerë. Në Banjskë të Zveçanit - pjesa veriore e Kosovës - një grup i armatosur serbësh sulmoi policinë e Kosovës më 24 shtator të vitit të kaluar, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë. Prokurori Abazi nuk e përmendi përfshirjen e mundshme të shtetit të Serbisë në sulm - gjë që, më herët, është potencuar vazhdimisht nga autoritetet e Kosovës, edhe pse ajo vetë e ka mohuar. Pesë ditë pas ngjarjes, më 29 shtator, përgjegjësinë për sulmin e mori Radoiçiç, ish-politikan dhe biznesmen nga veriu i Kosovës, i cili besohet se gjendet në Serbi. Prokuroria e Lartë Publike në Beograd është duke kryer, po ashtu, hetime për rastin. Ajo e ngarkon Radoiçiçin me disa vepra penale që kanë të bëjnë me blerje të paligjshme të armëve dhe “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”. Në deklarimin e fundit që bëri për REL-in, më 15 korrik, kjo prokurori tha se hetimet për rastin “janë duke vazhduar”. Çfarë tha tjetër Prokuroria e Kosovës? Prokurori Abazi tha se falë bashkëpunimit ndërkombëtar me SHBA-në, me shtete të BE-së dhe të tjera, prokuroria ka arritur të sigurojë "prova që ndihmuan në ngritjen e kësaj aktakuze të fuqishme". Ai tha se gjatë procesit të hetimeve "janë sekuestruar dhe konfiskuar prona, automjete të blinduara, para të gatshme dhe llogari bankare, të cilat dyshohet se janë fituar nga aktivitete të paligjshme". Sipas tij, janë konfiskuar "mbi 1.266 armë dhe pajisje të tjera". "Ky veprim ka për qëllim të parandalojë përdorimin e këtyre aseteve për aktivitete të mëtejshme kriminale, duke goditur strukturën financiare të këtij grupi kriminal", tha Abazi. Sa i përket veprës penale të pastrimit të parave, shtoi ai, hetuesit kanë zbuluar se "fondet janë transferuar nëpërmjet rrjeteve të ndërlikuara financiare, duke përfshirë biznese të regjistruara në emra të personave të tretë dhe investime në pasuri të paluajtshme". "Nga kjo aktakuzë, presim që të gjithë të përfshirët në këtë rast të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre", tha Abazi. Në fund të vitit të kaluar, me kërkesë të Ministrisë së Brendshme të Kosovës, organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, lëshoi fletarrestim për Radoiçiçin. Ndërsa ai besohet se është i lirë në Serbi, në Kosovë janë të ndaluar tre persona në lidhje me rastin. Muajin e kaluar, Ministria e Drejtësisë e Kosovës refuzoi kërkesën e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për informacione në lidhje me këtë rast. Çfarë bëri Serbia? Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha pas sulmit se Radoiçiç gjendet në “territorin e Serbisë qendrore”. Që atëherë, nuk ka pasur ndonjë informacion zyrtar për vendndodhjen e tij. Prokuroria e Lartë Publike në Beograd tha në tetor të vitit të kaluar se Radoiçiç akuzohet për sigurimin e armëve, municioneve dhe mjeteve shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla - qytet në verilindje të Bosnjes dhe Hercegovinës - në periudhën nga janari deri më 24 shtator të vitit të kaluar. Ai u akuzua edhe për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”. Gjykata e Lartë në Beograd, tetorin e kaluar, e refuzoi kërkesën e Prokurorisë për ndalimin e tij dhe e la të lirë, por ia konfiskoi pasaportën dhe ia ndaloi shkuarjen në Kosovë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë me dorëzimin e Radoiçiçit dhe të “grupit të tij paramilitar terrorist” tek autoritetet gjyqësore të Kosovës. “Për aq kohë sa Radoiçiç dhe grupi i tij janë të lirë dhe të mbrojtur në Serbi, nuk ka mirëbesim në dialogun për normalizim”, tha Kurti më 28 qershor. Udhëheqja shtetërore në Serbi ka mohuar disa herë se ka gisht në sulmin në Banjskë. Në muajin mars, disa media kanë raportuar se ambasadori i atëhershëm i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, është takuar me Radoiçiçin, por REL-i nuk ka arritur të përcaktonte vërtetësinë e fotografisë që qarkullonte atëkohë. Komuniteti ndërkombëtar, disa herë, ka bërë thirrje për llogaridhënie dhe ka kërkuar që ata që janë të përfshirë në sulmin në Banjskë, të sillen para drejtësisë./REL

Video

Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump dhe një nga figurat kyçe në ndërmjetësimin e planit të paqes për Gazën, ka prezantuar në Forumin Ekonomik Botëror në Davos një “master plan” për të ardhmen e territorit palestinez. “Pa çmilitarizim, rindërtimi është i pamundur. Nëse Hamasi nuk çmilitarizohet, kjo do ta mbajë Gazën të bllokuar dhe do t’i pengojë banorët e saj të arrijnë aspiratat e tyre,” theksoi Kushner, duke e quajtur këtë pikë kritike për të ardhmen e rajonit. Ai shtoi se gjatë 100 ditëve të ardhshme ekipi i tij do të jetë plotësisht i përqendruar për të siguruar që procesi të ecë përpara me sukses. Gjatë prezantimit, Kushner paraqiti para audiencës harta dhe grafika, duke shpjeguar mënyrën se si Shtetet e Bashkuara synojnë ta zbatojnë këtë plan. Sipas projektit të prezantuar, në Gaza parashikohet ndërtimi i mbi 100 mijë njësive të banimit të përhershme, si dhe krijimi i rreth 500 mijë vendeve të reja të punës në Qytetin e Gazës, në sektorë si ndërtimi, bujqësia, prodhimi, shërbimet dhe ekonomia digjitale.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se nga nesër do të zhvillohet për dy ditë në Emiratet e Bashkuara Arabe një takim trepalësh mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së. Delegacioni ukrainas fillimisht do të takohet me përfaqësuesit amerikanë, ndërsa ekipi i SHBA-së do të udhëtojë drejt Moskës. Zelensky theksoi se paqja kërkon gatishmëri për kompromise nga të gjitha palët, veçanërisht nga Rusia. Ai e vlerësoi si shumë pozitiv takimin me presidentin amerikan Donald Trump dhe nënvizoi rolin kyç të SHBA-së në procesin e paqes, duke shtuar se Europa ka ndikim, por i nevojitet më shumë kohë. Sipas tij, dokumentet për përfundimin e luftës janë pothuajse gati dhe Ukraina po vepron me ndershmëri e vendosmëri. Zelensky theksoi rëndësinë e një Ukraine të pavarur dhe të fortë për Europën dhe e mbylli fjalimin me thirrjen “Slava Ukraini”.

Monika Kryemadhi është paraqitur në ambientet e GJKKO në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje.

Edi Rama i skërmitet opozitës ndërsa pritet të bashkojnë votat për Bordin e Paqes…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme