Rajoni 6 Shtator 2024, 14:51 Nga VNA

Lajçak: Së shpejti do ketë një raund të ri negociatash Kosovë-Serbi

Ndaje në Whatsapp
Lajçak: Së shpejti do ketë një raund të ri

I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak tha të premten se ka një pajtim për të organizuar një raund të ri të negociatave për zhbllokimin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet palëve, por nuk e bëri të ditur datën e takimit të ri.

Ai i bëri këto komente në Prishtinë pas një takimi me kryenegociatorin e Kosovës për bisedimet me Serbinë Besnik Bislimi, në kuadër të përpjekjeve për ripëtëritjen e bisedimeve, mes mospajtimeve ndërmjet qeverisë në Prishtinë dhe diplomacisë perëndimore rreth situatës në veriun e Kosovës. Zoti Lajçak tha se marrëveshja e vitit të kaluar e arritur në Bruksel dhe në Ohër, është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët dhe sipas tij, Serbia ka tërhequr një letër dërguar Bashkimit Evropian në dhjetor të vitit 2023 në të cilën thuhej se marrëveshja është e pranueshme vetëm në një kontekst që nuk i referohet njohjes de facto dhe de jure të Kosovës. “Letra është tërhequr. Pra, dhe ka deklarata aty-këtu që nuk janë të dobishme, por marrëveshja si e tillë është e vlefshme në tërësinë e saj dhe më shumë se kaq, marrëveshja është bërë edhe pjesë e rrugës së Kosovës drejt Bashkimi Evropian dhe rrugës së Serbisë drejt Bashkimit Evropian”, tha zoti Lajçak. Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla gjatë një konference për shtypin tha se nuk ka ndonjë informatë se Serbia e ka tërhequr dokumentin. “Unë besoj se zoti Lajçak fjalën e ka për tërheqje të pjesshme të asaj letre të ish kryeministres Ana Bërnabiç, e cila megjithatë nuk tërhiqet nga mosnjohja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, gjë që është një qasje tërësisht e papranueshme për ne”, tha ajo. Bashkimi Evropian si dhe Shtetet e Bashkuara po u bëjnë thirrje palëve që të zgjedhin çëshjet e hapura në kuadër të bisedimeve në Bruksel dhe të shmangin veprimet që mund të nxisin tensione. Kosova është gjetur nën kritikat e diplomacisë perëndimore për ato që janë ciësuar veprime të njëanshme dhe të pabashkërenduara në veriun e banuar me shumicë serbe. Një javë më parë autoritetet e Kosovës mbyllën komunat paralele serbe në veri, të cilat sipas tyre, “kanë funksionuar nën direktiva të Serbisë duke cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”. Kosova i cilëson institucionet komunale të emëruara nga Beogradi të paligjshme Operacioni nxiti reagimin e Beogradit dhe përfaqësuesve politik serb në veri ndërsa një grup qytetarësh në Serbi paralajmëroi për të premten në mbrëmje bllokimin e rrugëve që çojnë në vendkalimet kufitare me Kosovën me kërkesën për tërheqjen e forcave të policisë së Kosovës nga veriu dhe kthimin e institucioneve të Serbisë atje. “Unë besoj se nuk duhet të ketë bllokim dhe shpresoj se nuk do të ketë bllokim sepse kjo është në ndikimin negativ në lirinë e lëvizjes në jetën e njerëzve”, tha zoti Lajçak. Shuarja e institucioneve paralele serbe është paraparë me marrëveshjen e vitit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por zbatimi i saj ka ngecur. Pjesë e marrëveshjeve të të arritura nëpër vite ishte hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. “Qëndrimi i Bashkimit Evropian, mendoj se dihet mirë, por do ta përsëris. Ura duhet të hapet, por kjo hapje duhet të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës dhe ne po diskutonim hollësi të këtij procesi”, tha zoti Lajçak. Qeveria e Kosovës përmes një komunikate citoi kryenegociatorin Besnik Bislimi të ketë thënë në takim me zotin Lajçak se “hapja e urës... është çështje e trajtuar dhe dakorduar në Bruksel dhe se ajo duhet të hapet sipas marrëveshjes ekzistuese dhe përfundimeve të raportit të Komisionit Evropian të vitit 2020, që vlerëson se punimet në urë kanë përfunduar dhe ajo duhet të hapet pa vonesa dhe pa pengesa të mëtejme”. Qeveria e Kosovës është kritikuar edhe nga opozita në Kosovë për mungesë bashkërendimi me aleatët për shumë çështje. Por, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka përsëritur në disa raste se dallimet në qëndrime nuk kanë qenë asnjëherë në qëllime, vlera e parime, por vetëm në strategji, taktika dhe operacione. VOA

Video

Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump dhe një nga figurat kyçe në ndërmjetësimin e planit të paqes për Gazën, ka prezantuar në Forumin Ekonomik Botëror në Davos një “master plan” për të ardhmen e territorit palestinez. “Pa çmilitarizim, rindërtimi është i pamundur. Nëse Hamasi nuk çmilitarizohet, kjo do ta mbajë Gazën të bllokuar dhe do t’i pengojë banorët e saj të arrijnë aspiratat e tyre,” theksoi Kushner, duke e quajtur këtë pikë kritike për të ardhmen e rajonit. Ai shtoi se gjatë 100 ditëve të ardhshme ekipi i tij do të jetë plotësisht i përqendruar për të siguruar që procesi të ecë përpara me sukses. Gjatë prezantimit, Kushner paraqiti para audiencës harta dhe grafika, duke shpjeguar mënyrën se si Shtetet e Bashkuara synojnë ta zbatojnë këtë plan. Sipas projektit të prezantuar, në Gaza parashikohet ndërtimi i mbi 100 mijë njësive të banimit të përhershme, si dhe krijimi i rreth 500 mijë vendeve të reja të punës në Qytetin e Gazës, në sektorë si ndërtimi, bujqësia, prodhimi, shërbimet dhe ekonomia digjitale.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se nga nesër do të zhvillohet për dy ditë në Emiratet e Bashkuara Arabe një takim trepalësh mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së. Delegacioni ukrainas fillimisht do të takohet me përfaqësuesit amerikanë, ndërsa ekipi i SHBA-së do të udhëtojë drejt Moskës. Zelensky theksoi se paqja kërkon gatishmëri për kompromise nga të gjitha palët, veçanërisht nga Rusia. Ai e vlerësoi si shumë pozitiv takimin me presidentin amerikan Donald Trump dhe nënvizoi rolin kyç të SHBA-së në procesin e paqes, duke shtuar se Europa ka ndikim, por i nevojitet më shumë kohë. Sipas tij, dokumentet për përfundimin e luftës janë pothuajse gati dhe Ukraina po vepron me ndershmëri e vendosmëri. Zelensky theksoi rëndësinë e një Ukraine të pavarur dhe të fortë për Europën dhe e mbylli fjalimin me thirrjen “Slava Ukraini”.

Monika Kryemadhi është paraqitur në ambientet e GJKKO në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje.

Edi Rama i skërmitet opozitës ndërsa pritet të bashkojnë votat për Bordin e Paqes…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme