Rajoni 11 October 2024, 21:05 Nga VNA

Pasojat nga përmbytjet, Kosova ndihmon Bosnjën me 200 mijë euro

Ndaje në Whatsapp
Pasojat nga përmbytjet, Kosova ndihmon Bosnjën me 200 mijë euro

Qeveria e Kosovës njoftoi se do ta ndihmojë Bosnje e Hercegovinën me 200.000 euro, pas përmbytjeve vdekjeprurëse që goditën vendin e rajonit në fillim të këtij muaji.

Vendimi është marrë gjatë një mbledhjeje elektronike të premten vonë. Ditë më parë, ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, i kishte kërkuar kabinetit të kryeministrit Albin Kurti ta ndante këtë shumë parash për ta mbështetur vendin e Ballkanit.

Të paktën 22 njerëz humbën jetën në Bosnje e Hercegovinë si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjes së dheut pas reshjeve të mëdha të shiut që nisën më 4 tetor.

Në fillim të kësaj jave, Qendra Kulturore Boshnjake në qytetin jugor të Kosovës, Prizren, filloi një aksion për mbledhjen e ndihmave për banorët e prekur nga përmbytjet vdekjeprurëse në Bosnje e Hercegovin

Iniciatorja e kësaj nisme me moton “Bosnje, boshnjakët e Prizrenit janë me ty” është një nga përfaqësueset politike të komunitetit boshnjak në Kosovë, Emilija Rexhepi, e cila është gjithashtu zëvendëskryeministre e Kosovës.

Për shkak të situatës së rënduar, Bosnjës i kanë dalë në ndihmë shtete të Bashkimit Evropian, por edhe shtete fqinje.

 

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme