Rajoni 24 October 2024, 18:19 Nga VNA

Vrasja e Liridona Ademajt, Gjykata e Prishtinës zgjat paraburgimin Naim Murselin dhe dy bashkëpunëtorët

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Liridona Ademajt, Gjykata e Prishtinës zgjat paraburgimin Naim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të zgjasë masën e paraburgimit për Naim Murselin, Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën edhe për dy muaj të tjerë, për shkak të dyshimeve për vrasjen e Liridona Ademajt. Masa e paraburgimit për ta do të jetë në fuqi deri më 24 dhjetor 2024.

Fillimisht, më 3 dhjetor 2023, Gjykata e kishte vendosur që tre të dyshuarit të mbaheshin në paraburgim për 30 ditë, një vendim që më pas e konfirmoi edhe Gjykata e Apelit. Një i katërt, T.D., u arrestua më 9 dhjetor dhe iu caktua masa e paraburgimit më 11 dhjetor, nën dyshimin se kishte shitur armën dorasit. Megjithatë, T.D. arriti të fitojë lirinë, pasi Gjykata vendosi të ndërpresë masën e paraburgimit pas një ankese nga ai.

“Ju njoftojmë se me datë 24.10.2024 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale ndaj të pandehurve N.M, G.P dhe K.K. Të pandehurve N.M, G.P dhe K.K iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej (2) muaj për secilin, e cila masë do ju zgjasë deri me datë 24.12.2024”, deklaroi Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Motivet e vrasjes së Ademajt, e cila kishte nënshtetësi suedeze, mbeten ende të paqarta. Ajo jetonte me bashkëshortin dhe dy djemtë e saj.

 

 

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme