Rajoni 20 October 2024, 15:52 Nga VNA

Një tjetër ish-komandat i UÇK-së thirret në Hagë

Ndaje në Whatsapp
Një tjetër ish-komandat i UÇK-së thirret në Hagë

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Nerodimes, Shukri Buja, ka njoftuar se është nisur drejt Hagës pas një ftese nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Ai ka theksuar se ky udhëtim është bërë “pa dëshirën e tij” dhe në bazë të një “ftese të detyrueshme”.

Në një mesazh të shpërndarë në Facebook për bashkëluftëtarët, miqtë dhe qytetarët, Buja ka vlerësuar rëndësinë e UÇK-së dhe luftës çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë si “të shenjtë” dhe “të drejtë”.

Ai theksoi se “falë përpjekjeve të armatosura dhe përkrahjes së aleatëve, veçanërisht të SHBA-ve, ne sot e gëzojmë lirinë.” Buja nënvizoi se “UÇK-ja ishte kundër pushtuesit, një luftë e imponuar dhe e domosdoshme,” duke shtuar se “lufta çlirimtare solli lirinë dhe pavarësinë që sot shumë e gëzojnë, ndërsa bijtë më të mirë të këtij vendi akuzohen dhe mbahen padrejtësisht në burg.”

Ai e mbylli mesazhin me shpresë të madhe për pafajësinë e bashkëluftëtarëve, duke shprehur besimin se drejtësia do të triumfojë.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme