Uncategorized 12 Dhjetor 2024, 07:10 Nga VNA

Lista e frutave më të mira të dimrit – plot shije dhe vlera për shëndetin

Ndaje në Whatsapp
Lista e frutave më të mira të dimrit – plot shije dhe vlera

Temperaturat e ftohta vijnë së bashku me sezonin e ftohjes dhe gripit. Prandaj konsumi i sa më shumë ushqimeve me vitaminë C është një hap shumë i rëndësishëm për të mbrojtur shëndetin tuaj. Pasi siç e dini, kjo vitaminë ndihmon në forcimin e imunitetit.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me frutat më të shijshme të stinës së dimrit, të cilat do ju falin sasi të mëdha të vitaminës C.

Portokallet dhe mandarinat

Ato përmbajnë shumë fibra dhe vitaminë C, të rëndësishme për rritjen e imunitetit.

Dardhët

Këto fruta, kur janë në stinën e tyre, janë një burim i shkëlqyer fibrash (madje më shumë se mollët!), të cilat ju falin plot të mira për organizmin.

Boronica e kuqe

Boronicat e kuqe mund të falin shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë uljen e niveleve të larta të kolesterolit dhe reduktimin e rrezikut të sëmundjeve koronare, diabetit dhe inflamacionit.

Shegët

Shegët ofrojnë një sasi të shëndetshme antioksidantësh, që mund të mbrojnë trupin tuaj nga dëmtimi i radikaleve të lira që janë të lidhura me shenjat e plakjes dhe sëmundjeve. Ky frut dimri është gjithashtu i pasur me fibra dhe kalium.

Hurmat

Këto fruta të shijshme janë të mbushura me shumë vitamina dhe minerale që ofrojnë një mori përfitimesh shëndetësore. Në mënyrë të veçantë, hurmat kanë një nivel të lartë të antioksidantëve që mund të ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.

Qitro

Të pasura me lëndë ushqyese si vitamina A dhe C, likopeni antioksidant dhe fibra që i bëjnë ato një alternativë e shkëlqyer për konsum. /AgroWeb.org

 

Video

Plasën vetëpërjashtimet dhe në PS tani….

Izraeli ka rritur ndjeshëm sulmet ajrore në Liban gjatë orëve të fundit. Së paku shtatë goditje u kryen brenda dy orësh, kryesisht në periferitë jugore të Bejrutit. Katër persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Pamjet nga terreni tregojnë shkatërrime të mëdha në një zonë të populluar. Banorët shihen duke transportuar të plagosurit mes pluhurit dhe rrënojave.

Agjencia hapësinore amerikane NASA ka ndarë pamje zyrtare nga misioni i saj i fundit hënor, Artemis II, duke ofruar një vështrim të rrallë nga brenda anijes kozmike gjatë ditëve të para të fluturimit. Sipas deklaratës së publikuar, ekuipazhi ka arritur një moment të rëndësishëm, duke u pozicionuar më afër Hënës sesa Tokës. Astronautët raportojnë se mund të shohin Hënën drejtpërdrejt nga porta e dokimit, duke e përshkruar pamjen si “një spektakël të mrekullueshëm”. “Ne mund ta shohim Hënën nga porta e dokimit tani. Është një pamje e bukur,” thuhet në mesazhin e ndarë nga ekuipazhi.

Një zjarr ka rënë ditën e sotme në qendër të Tiranës, në një dyqan, mbi të cilin shihen flakët. Flakët janë më të dukshme në pjesën e çatisë së dyqanit në zonën e njohur si 9-katëshet në Rrugën e Barrikadave. Tymi ka “pushtuar” zonën dhe është përhapur kudo.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme