Një ngjarje tragjike ndodhi në Fier, ku një person humbi jetën pas një përplasjeje me automjet. Rreth orës 02:00 të mëngjesit, në aksin rrugor “Lushnjë-Tiranë”, shtetasi L. B. ka goditur këmbësorin M. K., 56 vjeç, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Pas aksidentit, shtetasi L. B. është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor është duke punuar për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij aksidenti tragjik.






















