Lifestyle 8 September 2025, 07:57 Nga VNA

Hapet biblioteka “ekspres” në stacionin e metrosë për t’i larguar qytetarët nga telefonat

Ndaje në Whatsapp
Hapet biblioteka “ekspres” në stacionin e metrosë për

Një bibliotekë e re “ekspres” është hapur në një stacion metroje në Varshavë, me synimin për t’u ofruar qytetarëve dhe udhëtarëve një hapësirë kulturore tërheqëse, duke i nxitur ata të lënë mënjanë telefonat dhe të zgjedhin librat. Hapësira, e quajtur Metroteka, ndodhet në stacionin Kondratowicza të linjës M2 në distriktin Targówek dhe ofron dy zona leximi për të rritur e fëmijë, si dhe një ambient për lexime publike e aktivitete kulturore.

Biblioteka ka rreth 16 mijë libra në një hapësirë prej 150 m², të cilët mund të merren me një makinë vetëshërbimi përmes kartave pa kontakt. Librat mund të kthehen në vend ose në një kuti të posaçme jashtë, e hapur 24 orë. Vizitorët mund të punojnë në një zonë të përbashkët, të përdorin laptopë për internet ose të relaksohen me një kafe apo çokollatë të ngrohtë pas udhëtimit me metro.

Një nga risitë është muri me kopsht hidroponik, ku rriten erëza si borziloku e rigoni, si dhe lule, pa tokë apo dritë natyrale. Sipas zëvendësdrejtoreshës së bibliotekës së Targówek, Grażyna Strzelczak-Batkowska, kjo hapësirë synon të shndërrohet në qendër edukative e kulturore, duke hapur debate për sigurinë ushqimore, qëndrueshmërinë dhe sfidat e klimës.

Vetëm në ditën e parë u morën mbi 400 libra, kryesisht leximet e rekomanduara për shkolla, guida udhëtimi dhe libra praktikë. Iniciativa synon të nxisë leximin, pasi një sondazh i Bibliotekës Kombëtare të Polonisë tregoi se vetëm 41% e qytetarëve lexuan të paktën një libër në vitin 2024, shifër më e ulët se në vitet 1990–2000 dhe dukshëm poshtë vendeve nordike apo edhe Çekisë fqinje.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Tomasz Makowski, thekson se kjo lidhet me faktorë historikë e kulturorë, por se hapja e një biblioteke në metro është “një ëndërr e bërë realitet” që sfidon stereotipet. “Bibliotekat duhet të jenë të bukura dhe mikpritëse, jo të frikshme. Janë vende për të lexuar, diskutuar, takuar njerëz dhe jo vetëm për të qëndruar në heshtje,” tha ai.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme