Lifestyle 7 September 2025, 17:01 Nga VNA

Tradhtia që tronditi rrjetin: Gruaja e biznesmenit të njohur kërkon divorc pas puthjes me shefin në “Kiss Cam”

Ndaje në Whatsapp
Tradhtia që tronditi rrjetin: Gruaja e biznesmenit të njohur

Një histori që nisi si një moment i papritur në një koncert muzikor është kthyer në një nga skandalet më të diskutuara të javëve të fundit. Kristin Cabot, 52 vjeçe, e cila u bë virale pasi u filmua duke u puthur me shefin e saj gjatë koncertit të grupit të njohur Coldplay, ka paraqitur zyrtarisht kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj, biznesmeni i njohur Andrew Cabot, më pak se një muaj pas ngjarjes.

Videoja e përhapur me shpejtësi në rrjete sociale tregonte Kristin duke u përkëdhelur me Andy Byron, CEO i kompanisë “Astronomer”, në një moment romantik në “Kiss Cam”. Ndërkohë, bashkëshorti i saj, Andrew, ndodhej në një udhëtim biznesi në Japoni, i pavetëdijshëm për skenën që po bëhej virale në mbarë botën. Çifti, që vetëm pesë muaj më parë kishte blerë një vilë luksoze me vlerë 2.2 milionë dollarë, tashmë po përballet me ndarjen e martesës. Dokumentet e divorcit janë depozituar më 13 gusht në shtetin e New Hampshire, sipas të dhënave të siguruara nga Daily Mail.

Kjo është martesa e tretë për Andrew Cabot, CEO i kompanisë së njohur të rumit Privateer dhe trashëgimtar i një familjeje aristokrate bostoniane, të njohur ndryshe si “Boston Brahmins”. Reagimet nuk kanë munguar as nga ish-bashkëshortja e tretë e tij, Julia Cabot, 63 vjeçe, e cila komentoi me tone të forta pas publikimit të videos:

“Ai është një ‘Boston Brahmin’ klasik, me ego të lartë dhe emocionalisht i ftohtë. Më shumë se ndjenja, besoj se u lëndua krenaria e tij. Të gjithë më shkruanin pas videos vetëm me një fjalë: karma.”

Burime pranë çiftit thonë se deri një muaj përpara incidentit nuk kishte asnjë shenjë që martesa ishte në krizë. Përkundrazi, Kristin dhe Andrew shfaqeshin të dashuruar dhe flisnin hapur për marrëdhënien e tyre.

“Ata flisnin për dashurinë e tyre. Tani që thonë se martesa po shkërmoqej prej muajsh, duket më shumë si një justifikim,” – tha një burim për Mail.

As Kristin dhe as Andrew nuk kanë bërë komente publike pas shpërthimit të skandalit. Megjithatë, historia e tyre ka ngjallur diskutime të shumta në publik, duke treguar edhe një herë se një moment i kapur në kamera mund të ketë pasoja të paparashikueshme.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme