Lifestyle 10 Shtator 2025, 17:49 Nga VNA

A do të ndodhë ribashkimi i shumëpritur? Mbreti Charles dhe Princi Harry në Londër në të njëjtën kohë, të gjitha sytë drejt një takimi historik

Ndaje në Whatsapp
A do të ndodhë ribashkimi i shumëpritur? Mbreti Charles dhe

Mbretit Charles III dhe Princit Harry mund t’u jepet sot një mundësi e rrallë për një takim pajtues shumë të pritur, pasi monarku britanik ka mbërritur në Londër pas një qëndrimi disa ditor në Skoci. Ky zhvillim ka ngjallur menjëherë spekulime për një ribashkim mes babait dhe djalit, marrëdhënia e të cilëve ka qenë e tensionuar prej vitesh.

Mbretit iu vu re zbritja në RAF Northolt, në Perëndim të Londrës, rreth orës 15:00 të ditës së sotme, pasi më herët ishte parë duke hipur në një avion në aeroportin e Aberdeen-it. Në të njëjtën kohë, Princi Harry përfundoi një vizitë në Imperial College London, vetëm nëntë milje larg vendit ku mbërriti babai i tij.

Vizita e Mbretit në kryeqytet, menjëherë pas qëndrimit në Balmoral, ka rritur shpresat se gjatë qëndrimit katërditor të Dukës së Sussex-it në Mbretërinë e Bashkuar, mund të ndodhë një takim mes të dyve. Takimi, nëse realizohet, do të shënonte një moment historik për familjen mbretërore britanike, duke marrë parasysh përçarjet dhe distancën e krijuar ndër vite.

Më vonë gjatë ditës, Harry pritet të marrë pjesë në një pritje zyrtare të lidhur me Invictus Games, nismë që ai e nisi në vitin 2014 për të mbështetur ushtarakët dhe veteranët e plagosur. Megjithatë, agjenda e tij i lë rreth tre orë të lira mes dy angazhimeve në Londër sot, si dhe pak kohë nesër në mëngjes, përpara se të largohet sërish drejt Kalifornisë. Pikërisht këto hapësira kohore janë parë si mundësi të arta për një takim privat me Mbretin.

Ky është udhëtimi i rrallë katërditor i Harry-t në Britani, gjatë të cilit ai ka marrë pjesë në disa angazhime bamirësie, por deri tani nuk është takuar me asnjë anëtar të afërt të familjes mbretërore – as me Mbretin Charles dhe as me vëllain e tij, Princin William.

Të hënën, Duka i Sussex mori pjesë në Ceremoninë e Çmimeve WellChild në Londër, duke nderuar fëmijë që përballen me sëmundje të rënda. Të martën, ai udhëtoi për në Nottingham, ku njoftoi një donacion prej 1.1 milionë paundësh për organizatën bamirëse Children In Need. Sot, ai u pa i buzëqeshur në Qendrën për Studime mbi Plagët nga Shpërthimet në White City, ku u takua dhe përqafoi mikun e tij të vjetër, David Henson – ish-kapiten i Ushtrisë Britanike dhe pjesëmarrës në dasmën e tij me Meghan Markle në vitin 2018.

Henson humbi të dy këmbët pas një shpërthimi në Afganistan në vitin 2011, por sot ai ka një doktoraturë në biomekanikë për personat e amputuar dhe ka qenë pjesë e ekipit britanik në Invictus Games.

Përveç aktiviteteve bamirëse, Harry gjithashtu bëri një gjest të ndjerë simbolik: ai përkujtoi në heshtje përvjetorin e tretë të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, duke vendosur lule pranë varrit të saj në Windsor Castle.

Ndërkohë, Princi William ndodhej sot në Cardiff, ku vizitoi një qendër të re për shëndetin mendor të lançuar nga Fondacioni Jac Lewis, në kuadër të Ditës Botërore të Parandalimit të Vetëvrasjeve. Një ditë më parë, ai kishte marrë pjesë në një aktivitet në Lambeth për të promovuar nismën Homewards, që synon të adresojë problemin e strehimit.

Me Williamin 150 milje larg dhe ende pa ndonjë komunikim të konfirmuar mes Harry-t dhe Mbretit Charles, e ardhmja e marrëdhënieve familjare mbetet e paqartë. Megjithatë, të gjitha shpresat për një pajtim, sado të pjesshëm, janë drejtuar sot nga mundësia e një takimi të shumëpritur midis Dukës së Sussex-it dhe monarkut britanik në Londër.

Video

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh, pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin e ri të Republikës. Seancat e njëpasnjëshme kanë dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi opozita nuk ka marrë pjesë në votim. Në sallë kanë qenë vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe kanë bojkotuar procesin.

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme