Sport 6 October 2024, 07:08 Nga VNA

Lajm i keq për kombëtaren shqiptare, Rei Manaj do jetë jashtë fushe për disa muaj për shkak të dëmtimit

Ndaje në Whatsapp
Lajm i keq për kombëtaren shqiptare, Rei Manaj do jetë

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rei Manaj do të mungojë në ndeshjet e muajit tetor. Sulmuesi i cili u kthye në një nga emrat e preferuar të Silvinjos në rreshtimin kuqezi në Euro 2024 e pas saj, tashmë rrezikon të mos jetë në dispozicion të teknikut deri vitin e ardhshëm.

Trajneri i skuadrës turke Sivaspor ku Manaj luan, ka lënë të kuptohet trajneri i Sivaspor. Pas humbjes së sotme me shifrat 3-2 të skuadrës përballë Goztepe, Bylent Ujgun, është shprehur se Manaj nuk do të jetë për një kohë të gjatë për shkak të dëmtimit që ka pësuar.

“Do të bëjmë maksimumin në ndërprerjen për kombëtaret dhe do të plotësojmë boshllëqet që kemi. Por Rei Manaj nuk do të jetë me ne për një kohë të gjatë për shkak të dëmtimit që ka pësuar”, theksoi ai, duke bërë të qartë se për sulmuesin kuqezi duhej pritur ende.

Një situatë e cila mund të sjellë mungesën e tij edhe për ndeshjet e nëntorit të kuqezinjve dhe të lërë Shqipërinë pa shumë alternativa në sfidat e fundit vendimtare për ecurinë në Ligën e Kombeve.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme