Sport 1 October 2024, 20:09 Nga VNA

Akti i dytë i Champions League, sonte zbresin në fushë “të mëdhenjtë” e Europës

Ndaje në Whatsapp
Akti i dytë i Champions League, sonte zbresin në fushë

Mbrëmjen e sotme zhvillohen nëntë ndeshjet e para për aktin e dytë të Champions League, me big-ët e Evropës që zbresin në fushë. Në orën 21:00 janë shtatë takime. Arsenal luan kundër PSG-së, ku anglezët barazuan në Itali me Atalantën, ndërsa PSG mposhti Gironan me fat në raundin e parë. Interesante ndeshja në Leverkusen, me kampionët e Gjermanisë që presin Milanin.

Një përballje interesante është edhe Bayer Leverkusen-Milan. "Aspirinat" fituan ndeshjen e parë kundër Feyenoord, ndërsa Milani u mposht në shtëpi nga Liverpooli dhe është koha për autokritikë pas dy ndeshjeve të fundit shumë të mira në kampionat.

Barcelona duhet të sigurojë tri pikët e para në këtë event, pasi javën e parë u mposht në Monaco 2-1. Katalanasit kanë përballë Young Boys. Nga ana tjetër, Interi, pas barazimit 1-1 kundër Man. Cityt pret në "Meazza" Yllin e Kuq të Beogradit. Manchester City ka një transfertë të lehtë në letër. Në Sllovaki ata përballen kundër Slovan Bratislavës.

Champions League, raundi 2:

18:45

Salzburg - Brest

Stuttgart - Sparta Praga

21:00

Arsenal - PSG

Barcelona - Young Boys

Bayer Leverkusen - Milan

Dortmund - Celtic

Inter - Crvena zvezda

PSV - Sporting Lisbone

Slovan Bratislava - Manchester City

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme