Sport 30 September 2024, 11:06 Nga VNA

"Nuk e di se me kë ka punë" Lorik Cana kundër Dukës për Kampionatin Europian për 21-vjeçarët

Ndaje në Whatsapp
"Nuk e di se me kë ka punë" Lorik Cana kundër

Lorik Cana ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj organizimit të përbashkët të Kampionatit Europian për 21-vjeçarët nga Serbia dhe Shqipëria. Në intervistën për Klan Kosova, ai theksoi mungesën e besimit ndaj faktorëve serbë, pavarësisht se pranoi që qëllimet e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, janë të mira dhe ka bërë punë të lavdërueshme për futbollin shqiptar. Cana vlerësoi përpjekjet e Dukës por shprehu skepticizëm për sinqeritetin e ndjenjave të palës serbe në bashkëpunimet e tilla, duke e theksuar se ende ekzistojnë diferenca të thella mes tyre.

FSHF e kam mbrojtur dhe kam luajtur për ta, përfaqëson një simbol kombëtar. I them gjërat siç i ndjej dhe siç janë.  Unë e shikon ndryshe për momentin këndvështrimin e Serbisë ndaj nesh. Armando Duka, dëshirat i ka të mira, nuk i ka të këqija, nuk është mënyra dhe momenti i duhur për të bërë diçka të përbashkët me ta. Në një të ardhme pse jo, me gjithë qejf, në qoftë se gjërat janë në rrugën e duhur.  

Armand Duka ende nuk po e di se me kë ka punë. Nuk pajtohem me vendimin e tij për të organizuar kampionat me Serbinë.  Punën e parë, unë vet nuk kam asnjë lloj besimi në sinqeritetin e tyre në çfarëdo lloj hapi që ndërmarrin me faktorin shqiptar dhe kur them me faktorin shqiptar, mundet me qenë Federata Shqiptare, Federata e Kosovës. 

Thjeshtë mendoj që nuk është mënyra dhe momenti i duhur për të bërë diçka të përbashkët me ta”, tha Cana në “Klan Kosova”.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme