Sport 27 September 2024, 09:42 Nga VNA

Njeriu i rekordeve, Bajrami në Evropë, gol pas 55 sekondave

Ndaje në Whatsapp
Njeriu i rekordeve, Bajrami në Evropë, gol pas 55 sekondave

Nedim Bajrami ka hyrë në historinë e futbollit evropian pas vetëm 23 sekondash, duke realizuar golin më të shpejtë ndonjëherë në një ndeshje të Evropianit. Por rekordi i tij nuk ndalet këtu. Vetëm 55 sekonda pas fillimit të ndeshjes, ai shënoi golin e parë në debutimin e tij në një turne madhor evropian, duke e bërë këtë moment të paharrueshëm jo vetëm për të, por edhe për tifozët e Rangers Glasgow.

Në sfidën e Europa League kundër Malmos, Bajrami përfitoi nga një aksion i shpejtë, duke ndjekur topin deri në fund, kur ai u kthye nga një përplasje me shtyllën. Me reflekse të shpejta dhe intuitë të lartë, ai e çoi topin në rrjetë, duke realizuar një gol historik për ekipin e tij të ri. Ky gol, përveç se shënoi nisjen e mrekullueshme të Bajramit në Europa League, e bëri atë edhe lojtarin që përmirësoi një rekord 26-vjeçar të vendosur nga Gennaro Gattuso, si lojtari që ka shënuar golin më të shpejtë për Rangers në një garë evropiane.

Pasi siguroi këtë arritje mbresëlënëse, Bajrami nuk harroi as origjinën e tij. Festimi me simbolin e shqiponjës dykrenare ishte një gjest krenarie, duke treguar përkatësinë e tij shqiptare para të gjithë botës. Ky gol nuk është thjesht një moment i rëndësishëm për karrierën e tij, por edhe për futbollin shqiptar, duke ngritur lart figurën e një lojtari të përkushtuar që tashmë është kthyer në një “njeri të rekordeve”.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme