Sport 17 Shtator 2024, 23:25 Nga VNA

Champions League/ Nuk ka surpriza, Liverpool mposht Milanin, Real Madrit triumfon me vuajtje, Bayern e kthen në stërvitje ndaj Dinamo Zagreb   

Ndaje në Whatsapp
Champions League/ Nuk ka surpriza, Liverpool mposht Milanin, Real Madrit

U luajtën ndeshjet e para të sezonit të ri të Champions Legue, ku nuk zhgënjyen favoritët. Sipasrin e hapi Juventus i cili në fushën e vet nuk fali PSV e Hollandës duke e mposhtur me rezultatin 3-1. Ndërsa Aston Villa e pati të leht me zviceranët e Young Boys.

Ndërsa në darkë ishte radha e të mëdhenjve. Në "San Siro" Liverpool bëri ligjin duke mposhtur Milanin me rezultatin 3-1. Edhe pse vendasit kaluan të parët në avantazh me Pulisic, të kuqtë përmbysën me Konate dhe Van Dijk në pjesën e pare dhe me Syoboszlai që vulosi ndeshjen.

Ndërkohë në "Allianz Arena" Bayern Munich e ktheu në stërvitje përballjen me Dinamo Zagreb, duke shënuar 9 gola në portën e kroatëve. Ndeshja përfundoi me rezultatin final 9-2, ndërsa shënuesit ishin Kane, Guerreiro dhe Olise, Sane dhe Goretzka, teksa në fraksionin e dytë Kane ia doli të kompletonte "pokerin" e golave, ndërsa Olise dopietë.

Në "Bernabeu", Real Madridi nuk e pati të lehtë për të fituar 3-1 kundër Stuttgartit. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa u deshën vetëm 16 sekondat e fraksionit të dytë që Mbappe të tundtte rrjetën. Gjermanët barazuan me Undav në minutën e 68, me sfidën që u vendos vetëm shtatë minuta nga fundi me golin e Rudiger.

Ndeshjet e tjera pëfunduan me këto rezultate:

Juventus 3-1 PSV

Young Boys 0-3 Aston Villa

Milan 1-3 Liverpool

Bayern Munich 9-2 Dinamo Zagreb

Real Madrid 3-1 Stuttgart

Sporting Lisbone 2-0 Lille

Kështu Bayern Munich, Aston Villa, Juventus, Liverpool, Sporting dhe Real Madrid shijojnë tri pikët e para në formatin e ri të Champions League.

Kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube është rinovuar me një format të ri, i cili përfshin një grup të vetëm ku do të marrin pjesë 36 skuadra, 4 më shumë se në edicionet e fundit. 8 më të mirat do të kualifikohen për në fazën e 1/8-ve, ndërsa nga vendi i 9-të deri në 24-t do të luajnë play-off.

 

 

Video

Gardisti merr në mbrojtje të veçantë Taulant Ballën. Noka ka reaguar duke iu drejtuar kryetarit të Kuvendit për arsyen se përse gardisti po qëndron i vendosur tek tavolina e Ballës, gjatë kohës kur seanca vijonte punën.

Sara Mile duket më e gëzuara e grupit parlamentar socialist në seancen e sotme

Tensione në sallën e Kuvendit pas votimit për Ballukun. Opozita bllokoi foltoren për disa minuta.

Imuniteti i Ballukut/ Opozita proteston jashte dhe brenda Kuvendit. PS mbledh grupin para seancës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme