Sport 7 September 2024, 16:36 Nga VNA

Shqipëria starton sonte Ligën e Kombeve kundër Ukrainës, kompanitë e bastave nuk e shohin si favorite

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria starton sonte Ligën e Kombeve kundër Ukrainës,

Shqipëria do të zbres sot në fushë për të luajtur ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve kundër Ukrainës.

Kompanitë e basteve kanë shpallur ditë më parë edhe koeficientet për sfidën e parë, që do të zhvillohet në orën 20:45.

Ukraina shihet si favoritja për të triumfur në këtë përballje, pasi fitorja e tyre kuotohet me 1.75, ndërsa një sukses i mundshëm i kuqezinjve kap kuotën 4.70. Ndërkohë barazimi kuotohet me koeficientin 3.55.

Kujtojmë se ditën e djeshme, tekniku Sylvinho u shpreh në konferencën për shtyp se luajmë për fitore. Ai gjithashtu tha se kësaj here të besuarit e tij do të ndryshojnë strategji, ndërsa sa i përket formacionit ekipi ynë kombëtar ka disa mungesa.

Duke filluar me kapitenin Berat Gjimshiti që pësoi një dëmtim para disa ditësh. Broja gjithashtu nuk erdhi në grumbullim për shkak të dëmtimit dhe u zëvendësua me Myrto Uzunin.

Sylvinho mendoi të merrte gjithashtu në grumbullimin e parë të kësaj fushate për Ligën e Kombeve, anësorin e Partizanit Agim Zekaj që pritet të konkurroj me Asanin për një vend nga e djathta.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme